Demokratët shfaqen të vendosur në kërkesën e tyre për implementimin e teknologjisë në zgjedhje.
Pasi tha se ligji për sigurinë kibernetike është tregues i sigurisë në sistemin e elektronik nga komisioni i ligjeve deputeti Eduart Halimi i kujtoi maxhorancës se në kohën kur ishte në opozitë u ftua të bënte cdo propozim për kodin zgjedhor.
Sipas Halimit votimi elektronik do të bëhet këtë vit me hir a me pahir ndërsa është koha që maxhoranca të reflektojë për këtë standard në zgjedhje.
Sipas tij, kjo nuk është kauzë e opozitës apo e qeverisë por e zgjedhjeve të lira.
"
Ta zgjidhim sivjet që të zgjidhim problemet për gjithmonë me zgjedhjet. Ne u kemi thënë kur kemi qenë shumicë, që bëjeni si të doni dhe na sillni ta votojmë, tani është radha juaj të jeni në atë lartësi. Që do të bëhet nuk diskutohet, me hir apo pahir, por të mos vonohet, të ulim tensionet" tha ai.
Në përgjigje të pretendimeve të deputetit të opozitës,anëtari socialist i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore Ulsi Manja, tha se votimi elektronik do të bëhet kur të jetë e mundur ndërsa i kujtoi opozitës se në 2012 ishte pikërisht përfaqësuesi i PD që kërkoi dy vjet kohë për impelemtimin e teknologjisë në zgjedhje. Kjo është arsyeja -tha ai- që kërkohet ekspertiza e OSBE për këtë proces.
'
Jemi të hapur në atë komision, por kemi kërkuar që ekspertët e OSBE të vijnë të na japin mendimet e tyre në atë proces" tha ai.
Komisioni i ligjeve miratoi me votat e maxhorancës dhe me abstenimin e opozitës ligjin për sigurinë kibernetike, që u prezantua në komision nga ministrja e Administratës Publike dhe Teknologjisë së Informacionit Milena Harito.
Kreu i këtij dikasteri nënvizoi se ligji vjen në përputhje me parametrat europianë dhe do të mundësojë siguri më të lartë të lundrimit në internet, jo vetëm në institucionet publike por edhe në ato private.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.9%
-
Frikë se humbin
42.2%
-
Arsye të tjera
7.9%
Vota total: 1901
Lajme të tjera
-
Xhaçka pret zyrtaren e Lartë të OSBE-së: Të bëjmë çmos për llogaridhënien e Rusisë për krimet e luftës! Schmid: Qasja e Shqipërisë ndaj Ukrainës, për t’u vlerësuar
24 Mars, 11:38
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
'Vendoret'/ Celibashi: S'ka reklama falas për partitë, asnjë rregullim ligjor për mediat online! Ambasadori i OSBE: Financimi në televizione të monitorohet
20 Mars, 10:17
-
‘Vendoret’/ Celibashi thirrje partive politike: Kandidatët të mos kenë rekorde kriminale! Ambasadori De Santics: Shqipëria ka bërë progres por ka ende pune
16 Mars, 10:16
-
Zgjedhjet e 14 majit, prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin
15 Mars, 18:30
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis trajnimi i efektivëve nga ekspertë të OSBE, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ! Drejtori i Policisë së Shtetit: Siguroj se do të zbatohet ligji
6 Mars, 16:54
-
Mbledhja e OSBE-së, nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
23 Shkurt, 17:09
-
Rrumballaku pret ambasadorin e OSBE, në fokus roli i efektivëve të policisë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore
17 Shkurt, 20:16
-
Nga zgjedhjet e 14 majit tek vota e emigrantëve, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së në Shqipëri
7 Shkurt, 19:51
-
Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi
7 Shkurt, 19:07
-
Meta pret në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë: Diskutuam edhe për zgjedhjet e 14 majit
6 Shkurt, 14:07
-
Veliaj pret ambasadorin e ri të OSBE: Thellojmë bashkëpunimin! Presidenca e B40-s, një mundësi unike për Tiranën
26 Janar, 14:24