Votimi elektronik/ PD mbledh grupin e reformës zgjedhore, Bylykbashi: Propozimi jonë është i qartë në tryezë

TIRANË- Grupi i vullnetit politik për Reformën Zgjedhore, i drejtuar nga Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një mbledhje, ku është diskutuar për një nga çështjet kryesore, atë të votimit elektronik. Në përfundim të mbledhjes, e cila ka zgjatur për rreth një orë në selinë blu, Bylykbashi tha PD-ja ka propozime konkrete sa i përket identifikimit biometrik dhe votimit elektronik, ky i fundit më i avanzuar se gjithë të tjerat.

Sipas tij, PD-së, e cila ka vijuar punën për Reformën Zgjedhore me një tryezë paralele, të ndara nga mazhoranca dhe opozita e re, do t'i japë fund vjedhjes së votave dhe presionit që u bëhet qytetarëve duke i marrë mjetet e identifikimit dhe votimit në emër të tyre.

"Është një nga çështjet kryesore prej kohësh në platformën e PD, ka propozime konkrete sa i përket votimit, identifikimit biometrik, votimi dhe numërimi elektronik që është goxha i avancuar si propozim, është një nga zgjidhjet që do të na ndihmojë shitblerjen e votës, apo kontrollit që i bëhen zgjedhësve që u marrin kartat, të luftojmë presionin dhe manipulimin që bëjnë qendrat e votimit. Do të bëjë të mundur heqjen e duarve nga kutitë e votimit dhe do të garantojë një numërim të besueshëm. Është shumë planesh, zgjedhjet janë shumë të avancuara, plotësisht të realizueshme, jeme ende në diskutimin e elementëve të zgjidhjes teknike.  Propozimin ynë është i qartë, që me planin 5 pikësh. Ka pasur një mënyrë të njëanshme nga mazhoranca për zgjedhje të njënashme, por janë krejtësisht të pabesueshme. Ne kemi bërë propozim një mekanizëm që do të bëjë bashkë vullnetin e opozitës së bashkuar, mazhorancës me kontributin e partnerëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë. Mesa duket mazhoranca nuk dëgjon nga ai vesh...opozita drafton rekomandimet e OSBE/ODIHR. Asgjë zgjidhje që nuk gëzon besimin e palëve nuk mund të jetë funksionale, zgjedhësit kanë nevojë komisionarët të ushtrojnë detyrën e tyre pa manipuluar votat", tha Bylykbashi në fund të takimit.

Kryeministri Rama ka deklaruar se brenda dhjetorit do të miratohet faza e parë e reformës vetëm me rekomandimet e OSBE-së, ndërsa në të dytën mund të diskutohet ndryshimi i sistemit. Por opozita e re ka vendosur kusht që me ndryshimet që do të miratohen të kalojë edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 11/11/2019 23:29

    Zhdukuni o plehëra...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja