Votimi elektronik, Rama: Alibi e
opozitës për disfatën në zgjedhje

Votimi elektronik, Rama: Alibi e<br />opozitës për disfatën në zgjedhje
Në qendër të komunikimi javor të kryeministrit Rama  këtë të dielë ishte votimi elektronik.

Kryeministri Rama është shprehur se kërkesa e opozitës që në zgjedhjet e qershorit të aplikohet elektronika, është një alibi e tyre për humbjen që i pret.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se është i gatshëm ta pranojë aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik në këto zgjedhje nëse OSBE/ODIHR do të hartojnë një plan konkret bazuar mbi një eksperience të suksesshme .

"Ne e kundërshtojmë dhe jemi skeptik. Votimi elektronik shumë më problematik se votimi tradicional. Kjo është alibi për humbjen që pret. Na mjafton që OSBE/ODIHR të bëj një plan konkret për këtë votim dhe ne e pranojnë, nëse është e mbështetur në një eksperiencë të suksesshme", u shpreh Rama.

Ai ka risjellë edhe një herë në vëmendje fitoren e siguruar në zgjedhjet e pjesshme lokale në  Dibër, Kolonjë për t’i treguar opozitës se nuk ka asnjë shans që të fitojë zgjedhjet e 18 qershorit.

Rama ngre pyetjes se përse shqiptarët duhet të rikthejnë edhe një herë në pushtet qeverinë e vjetër, ku pavarësisht se kjo opozitë ka një kryetar të ri, nuk ka sjellë asgjë ndryshe në lidership. Kreu i qeverisë e ka cilësuar edhe njëherë kryetarin e opozitës dhe programin e opozitës si një fotokopje e dobët e të vjetrit.

"Cila është një arsye e vetme që Shqipëria të kthejë qeverinë e vjetër në pushtet, qoftë nëpërmjet elektronikës, qoftë nëpërmjet të frymës së shenjtë, qoftë në kuti. Humbjen e tyre do të vazhdojnë ta quajnë fitore të grabitur.

Pse korcarët, dibranët, kolonjarët apo të gjithë shqiptarët duhet ta votojnë qeverinë e vjetër në zgjedhjet e qershorit? Mos  opozita ka një lidership të ri është më i votuar dhe më i besueshëm se ai që u nxor nga dera e qeverisë në 2013 me 1 milionë vota?  PD ka një kryetar të ri por jo një lidership të ri. Vetë demokratët që votuan për PD në 2013-ën, kanë sot më pak arsye për të besuar te lidershipi i tyre"
, deklaroi Rama.

Arsyeja kryesore e humbjes së PD-së në zgjedhjet e kaluara, sipas kryeministri Rama është mungesa e një lidershipi të vërtetë të opozitës, mungesa e një skuadre por mbi të gjitha mungesa e respektit për njerëzit, e pavarësisht kësaj, ai shprehet se opozita nuk hedh sytë nga vetja për të rishikuar gabimet, por përpiqet të gjejë fajtorin te të tjerët.  

"Ku mund të gjendet një popull kaq budalla sa të besojnë se humbjen e merituar të PD- së për mungesë të një lidershipi, mungesë të një skuadre por mbi të gjitha mungesa e respektit për njerëzit, duan t’ia faturojnë gjithkujt, përveç vetes së tyre", shprehet kreu i qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, në komunikimin e përjavshëm në Facebook, Rama shprehet se është i vetëdijshëm që ka ende shumë punë për të bërë, por nuk mungojnë përpjekjet e mëdha të kësaj qeverie për ta bërë Shqipërinë një shtet. Sipas tij shqiptarët janë më të bindur se kujt do t’ia japin votën në zgjedhjet e 18 qershorit, krahasuar me 4 vite më parë.
 
"Diferenca mes nesh dhe atyre ishte e qartë në qershorin e 2013 dhe jam i bindur se është më i qartë sot se dje" tha Rama. 

Komunikimin e tij javor, kryeministri Rama këtë herë ka zgjedhur ta mbyllë me një “këshillë miqësore” siç e quan ai, për opozitën.

"Kjo qeveri nuk sfidohet me alibira absurde për humbjet që keni marrë dhe që ju presin por kthehuni në realitet, dhe do mësoni se do bëni më shumë për Shqipërinë, veten e duke e sfiduar më mirë qeverinë", mbyll komunikimin e tij javor kryeministri Rama.
 
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?