Votimi i emigrantëve dhe elektronik
PD dhe PS: Ja sa do të kushtojë

Votimi i emigrantëve dhe elektronik<br />PD dhe PS: Ja sa do të kushtojë
Kostoja për votimin e emigrantëve pritet të jetë afërsisht 10 milion euro nëse votojnë gjysma e rreth 1 milion emigrantëve më të drejtë vote jashtë vendi.

Sipas platformës së partisë socialiste çdo votë e tyre do ti kushtojë buxhetit të shtetit afërsisht 20 euro, kjo në varësi të vendit ku ata ndodhen. Por PS thotë se kjo kosto mund të mos shkojë 10 milion euro pasi do ti jepet mundësia të votojnë vetëm atyre shtetasve të cilët do të kërkojnë paraprakisht të votojnë.

Por burime nga PD thonë se po analizojnë të gjitha mënyrat se si emigrantët të mund të votojnë por kostoja e këtij procesi rezulton të jetë më e lartë se sa zgjedhjet në Shqipëri, ku kanë të drejtë vote rreth 3 milion shqiptarë, ndërsa buxheti parashikon një fond maksimumi 8 milion euro.

Sipas platformës së PS votimi me postë është kostoja më e ulët ku mund të kryhet ky proces, por nuk përjashtohet votimi i drejtëpërdrejtë në ambasada. Por votimi në ambasada ka kosto më të lartë dhe nis nga dita e hënë para datës së zgjedhjeve në Shqipëri.

Për këtë alternativë demokratët janë skeptikë pasi votimi gjatë javës do tu merrte kohë nga dita e tyre e punës emigrantëve që jetojnë punojnë në këto vende. Një tjetër çështje që pritet të ndezë debatin në komision ka të bëjë me listën e zgjedhësve, por në platformën e PS duket se kjo është e zgjidhur.

Sipas propozimit të PS shtetasit që jetojnë jashtë territorit janë të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile dhe automatikisht në regjistrin kombëtar të zgjedhësve.

Për të votuar në shtetet ku banojnë emigrantët, duhet të çregjistrohen me kërkesën e tyre individuale nga QV ku janë, dhe duhet të regjistrohen 5 muaj para zgjedhjeve në një listë tjetër të posaçme për zgjedhësit.

Platforma e PS pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore ndërsa burime nga PD thonë se votimi elektronik dhe identifikim elektronik i zgjedhësve është çështje që duhet zgjidhur sa më parë në ligj, pasi problem kryesor në këtë proces është mungesa e kohës.

Por urime nga PS thonë se nëse PD flet për kosto të lartë të votimit të emigrantëve votimi elektronik ka një kosto prej 53 milion dollarë, pasi çdo QV ka një kosto 10 mijë dollar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit