Votimi i hershëm në SHBA, votojnë mbi 48 milionë qytetarë! Digjen 2 kuti me vota në Oregon e Washington

Votimi i hershëm në SHBA, votojnë mbi 48 milionë qytetarë! Digjen 2 kuti me vota në Oregon e Washington

Një nga kutitë e votimit të djegura në SHBA

Votimi i hershëm në Shtetet e Bashkuara, i nisur në 47 shtete të vendit, ka shënuar deri më tani më shumë se 48 milionë votues.

Sipas mediave amerikane, më shumë se 25.2 milionë njerëz kanë votuar fizikisht në qendrat e caktuara të votimit dhe 23.4 milionë të tjerë kanë votuar me postë, ndërsa raportohet se janë kërkuar më shumë se 66.4 milionë fletë votimi me postë në mbarë vendin.

Ndërkohë që dita finale e zgjedhjeve afron, mediat raportojnë për incidente në dy shtete.

Dy kuti me fletë votimi u dogjën në Oregon dhe Washington, ngjarje për të cilat autoritetet besojnë se janë të lidhura.

Votimi i hershëm në zgjedhjet për president në SHBA lejon qytetarët të votojnë përpara ditës së zgjedhjeve. Ky proces ndryshon nga shteti në shtet, por zakonisht ndodh disa javë para datës zyrtare të zgjedhjeve.

Qytetarët mund të votojnë fizikisht në qendrat e votimit të caktuara ose përmes votimit me postë.

Votimi i hershëm ndihmon në lehtësimin e fluksit të votuesve dhe mund të rrisë pjesëmarrjen duke u ofruar njerëzve më shumë mundësi për të votuar.

Pas përfundimit të periudhës së votimit të hershëm, votat numërohen në ditën e zgjedhjeve, siç ndodh me votat e tjera.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë