Votimi i 'Vettingut', Balluku mungesa e vetme nga PS, 3 deputetët që 'tradhtuan' Bashën dhe 'përçarja' e vogël e LSI! Kush janë 14 mbështetësit e Berishës që ikën nga salla
Kuvendi dhe dokumenti i votimit
118 deputetë, 73 të Partisë Socialiste, 41 të Partisë Demokratike dhe aleatët, 3 të Partisë Socialdemokrate dhe 1 'rebel' i LSI dhanë votën pro dje për të zgjatur afatet e shkallës së parë të procesit të vettingut deri më 31 dhjetor 2024.
Sipas pasqyrës së procesit të votimit botuar sot nga Kuvendi del qartë se janë Sali Berisha dhe 14 deputetë të tij që nuk morën pjesë në votim, ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm në sallë nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës deputetët Flutura Açka, Tomor Alizoti dhe ish-kreu i Grupit Parlamentar Alfred Rushaj.
Mungesa e vetme nga mazhoranca, e votave pro ndryshimeve kushtetuese është ajo e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila nuk ka marrë pjesë në votim, ndërkohë që në votimet për vendimet e tjera të rendit të ditës ka marrë pjesë.
Lëvizja Socialiste për Integrim pati një 'përçarje' të vogël, teksa Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho abstenuan ndërkohë që 'rebeli' Agron Çela dha votë pro ndryshimeve kushtetuese.
14 deputetët e Komisionit të Rithemelimit që nuk morën pjesë në votim janë: Sali Berisha; Tritan Shehu; Luçiano Boçi; Agron Shehaj; Flamur Noka; Albana Vokshi; Sali Berisha; Edmond Spaho; Belind Këlliçi; Bujar Leskaj; Edi Paloka; Oerd Bylykbashi; Luan Baci; Sorina Koti. Ndërkohë që nga mbështetëset e Berishës që mori pjesë në votim dhe iu bashkua 3 abstenimeve të LSI ishte Emilia Koliqi. Pra grupi i Berishës përbëhet nga 15 ligjvënës.
Vettingu kaloi dje me 118 votat pro pas thirrjeve të shumta të faktorit ndërkombëtar. Socialistët u ndihmuan nga votat e deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kushtëzuan kartonin jeshil me ngritjen e 2 komisioneve të Posaçme Parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Administrativo-Territoriale, për të cilat PD ka kërkuar edhe ndryshime kushtetuese. Komisionet e reja u votuan respektivisht me 120 dhe 119 vota pro. Edhe aleatët e vegjël të djathtë respektuan vendimin e partisë që udhëheq opozitën, duke bashkuar votat pro.
(Klikoni këtu për të lexuar si kanë votuar deputetët)
K.T./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.1%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14762
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10