TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas votimit në Parlamentin Europian, të rezolutës që mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Bardhi thotë se Shqipëria është me fat që ka shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian ndërsa Shqipëria pa humbur asnjë minutë duhet të plotësojë kushtet.

"Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian!

Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Europian! Ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj.

Është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e rradhës.

Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të  dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton tu hedh hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa", shkruan Bardhi.