Votimi me 84 vota në Kuvend, PS
nesër përballet me 'rebelët' e partisë
PS do të nisë neser përpjekjet për gjetjen e konsensusit për votimin e ligjeve që kërkojnë të paktën 84. Dështimi i seancës të së enjtes ka sjellë dhe përplasjen e parë mes deputetëve dhe ministrave të qeverisë Rama, ku të paktën 5 deputetë shprehën hapur pakënaqësinë e tyre.
TIRANE- PS do të nisë nesër përpjekjet për gjetjen e konsensusit për votimin e ligjeve që kërkojnë të paktën 84. Dështimi i seancës të së enjtes ka sjellë dhe përplasjen e parë mes deputetëve dhe ministrave të qeverisë Rama, ku të paktën 5 deputetë shprehën hapur pakënaqësinë e tyre. Por se seanca e datës 31 është e fundit për këtë legjislaturë ndaj dhe arritja e 84 votave cilësohet tepër e nevojshme. Aq më shumë kur reforma territoriale është konsideruar si një vendim i rëndësishëm prej mazhorancës.
Por duket se deputetët e konsideruar “rebelë” kanë këmbëngulur në qëndrimin e tyre, i cili pritet të jetë pjesë e diskutimeve në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ketë te marte ne oren 13:00, por u shty per te merkuren ne te njejten ore.
Deputeti Pjerin Ndreu ka publikuar një foto faqen e tij në facebook ku shfaqet me deputetin Parid Cara dhe Armando Prenga. Të tre deputetët nuk kanë qenë pjesë e seancës së shkuar parlamentare. Ndërkohë që dhe Tom Doshi, deputet i PS, dhe Mark Frroku PKD duket se nuk janë tërhequr nga qëndrimi i tyre.
Aq më shumë dhe Vangjel Dule, i cili ka kërkuar ndryshimin e hartës territoriale në favor të zonave që ai i quan moniritare. Vetë deputetët e PS nuk kanë dhënë se cilat janë pikat që kërkohet të ndryshohen në sjelljen e ministrave apo dhe në ligjet e paraqitura në kuvend. Por duket se pas dërgimit të përfaqësuesve për gjetjen e gjuhës së përbashkët, Rama do të kërkojë që të ti bind në mbledhjen e grupit parlamentar socialistët që kanë shprehur rezerva. Po ashtu bisedime do të ketë dhe me PDIU të cilët po ashtu kanë 5 deputetët e nevojshëm për votimin në parlament.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë
27 Dhjetor, 14:05
-
NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis
27 Dhjetor, 13:53
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur
27 Dhjetor, 13:27
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35