Ish-kandidatja për deputete e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Ilirjana Kuçana, u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të cilët do të mblidhen sot për të votuar për drejtuesit e sekretariateve dhe nënkryetarët e partisë, që të votojnë me zemër dhe në përputhje me Statutin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuçana u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të mos marrin porosi nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, për mënyrën e votimit.
Duke theksuar se Fenomeni i “mulizmit” nuk përcjell shpresë dhe optimizëm për demokratët, kuçana tha se anëtarët e partisë presin ripërtëritje, meritokraci dhe frymë të re.
Reagimi i Kuçanës:
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Sot keni përgjegjësinë të votoni sipas ndërgjegjes dhe statutit, jo sipas porosive. Fenomeni i “mulizmit” nuk përcjell shpresë dhe optimizëm për demokratët. Ata presin ripërtëritje, meritokraci dhe një frymë të re.
Mos merrni porosi nga Muli. Merrni përgjegjësinë para demokratëve dhe votoni me zemër, sepse vendimi juaj i sotëm do të përcaktojë besimin e nesërm te Partia Demokratike.
Lajmi kryesor:
Mblidhet Këshilli Kombëtar/ Sot votohet kupola drejtuese e PD, 6 kandidatë për 3 nënkryetar! Korreshi vendos të garojë përballë Nokës në ‘minutën e fundit’ (EMRAT)










