
Tre deputetë të maxhorancës kanë abstenuar gjatë votimit të pr/ligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Ata janë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.
Majko dhe Braçe kanë abstenuar edhe në komisionin e Ligjeve kur kaloi pr/ligji me 13 vota pro.
Për tre orë pas mesnatës së të premtes (21 korrik) kuvendi shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”.
Ligji u votua me 69 vota pro, 23 kundër, 3 abstenime.
Qeveria deklaroi se me këtë projektligj synon rregullimin dhe mbikëqyrjen e kultivimit, përpunimit, qarkullimit, si dhe eksportimin e bimës së cannabis-it, të nënprodukteve të tij dhe produkteve përfundimtare për qëllime mjekësore dhe industriale.
Autoritetet besojnë se përmes një procesi të licensuar do të rritet ekonomia e vendit, si dhe kontrolli i subjekteve, që do të merren me kultivimin dhe përpunimin e bimës së cannabis-it, duke krijuar një institucion të veçantë.
Sipas projektligjit, licenca mund të jepet për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi, ndërsa zbatimi i kushteve të licensës verifikohet çdo 3 vjet.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton pr/ligjet: 5 vjet punë me detyrim për mjekët e rinj! Legalizohet kanabisi mjekësor, hiqen kufizimet e kreut të Akademisë së Shkencave
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 12003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meçe: Berisha kontrollon SPAK, prokurori i Veliajt politik! Elezi: Këta janë zhytur, s’ka Trump që i nxjerr nga bataku! Varaku: Kushdo që fiton, do e zhbëjë
19 Shkurt, 22:54
-
KAS rrëzoi Celibashin për TVSH-në e Bujqësisë, Braçe: Fituam, vendimi bllokues ra! Tani te Komisioni i Ligjeve, s’ka më pengesa e kundërshtarë
19 Shkurt, 20:40
-
‘Xhafaj’/ Ekspertët: Komision i Përhershëm parlamentar për monitorimin e institucioneve antikorrupsion (edhe SPAK)! Deputeti i PS: Ku japin llogari, kush i kontrollon?
19 Shkurt, 17:27
-
Konferenca për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare, Spiropali: Objektiv anëtarësimi në BE brenda 2030, përgjegjshmëria dhe transparenca parësore për Kuvendin
19 Shkurt, 09:37
-
U shkarkuan në bllok, Kuvendi hap garën për këshillin e ri drejtues të RTSH (Me mandat të plotë)
18 Shkurt, 13:07
-
Kuvendi zgjedh Gentian Salën në krye të AKEP-it me 73 vota
17 Shkurt, 21:04
-
Berisha tha se do ta shkrijë SPAK-un pas 11 majit, Braçe: Një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë
17 Shkurt, 13:14
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi, Kuvendi e ankimon në KAS: Vendim i padrejtë (DOKUMENTI)
17 Shkurt, 09:43
-
Ylli Manjani: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh e hakmarrje! Fillimi i hetimit me anonimat, është tmerri i tmerreve, Fatmir Xhafaj ka të drejtë
16 Shkurt, 09:51
-
Fatmir Xhafaj: Erion Veliaj s’është zyrtar i korruptuar, po hetohet jeta e tij! Atë që s'bëri dot opozita për mbi 10 muaj e bëri vendimi gjyqësor 90 ditë para zgjedhjeve
15 Shkurt, 13:14
-
Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi, SPAK dhe Erion Veliaj
15 Shkurt, 12:48
-
55 vite nga themelimi i Universitetit të Prishtinës, Spiropali: Ngjarje historike me rëndësi për kombin
15 Shkurt, 11:57