Votimi në OKB, diplomati rus paralajmëron SHBA-në
Rusia ka vënë veton ndaj një rezolute të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Siri. Votimi u krye në Këshillin e Sigurimit të OKB, e tani pritet edhe votimi për rezolutën ruse.
Rusia ka vënë veton ndaj një rezolute të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Siri. Votimi u krye në Këshillin e Sigurimit të OKB, e tani pritet edhe votimi për rezolutën ruse.
“Nëse ju keni marrë vendim për të kryer një përpjekje të paligjshme ushtarake, ne shpresojmë që t’i thërrisni mendjes dhe arsyes. Ju do të jeni përgjegjës për veten tuaj”, paralajmëroi ashpër i dërguari i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia.
Rusia dhe SHBA kanë kërkuar një votim veç e veç mbi projekt-rezolutat e tyre mbi Doumanën, ku ndodhi sulmi që shkaktoi përplasje e tensione të mëdha. Presidenti amerikan, Donald Trump ka dënuar të hënën sulmin e supozuar me armë kimike në zonën e kontrolluar nga rebelët në Siri, duke thënë se mund të vendosë për një përgjigje ndaj këtij sulmi në 24 apo 48 orët vijuese.
Duke folur në një takim me kabinetin e tij, Trump ka deklaruar se është duke biseduar me liderët ushtarakë për të kuptuar se kush ka qenë përgjegjës për sulmin, Rusia, qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad, Irani, apo të gjithë së bashku.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ka mundësi që sulmi i 7 prillit në Siri të ketë qenë sulm kimik.
Sipas të dhënave ka mundësi që substanca të ketë qenë “agjent asfiksues” apo “agjent nervor i ndonjë lloji të ngjashëm”.
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
93.6%
-
Jo
1.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 172
Lajme të tjera
-
Mero Baze: 'Karshillëku' amerikan i Fatmir Mediut ndaj drejtësisë
30 Shtator, 19:24
-
Sullivan shpreh shqetësimin për mobilizim serb në kufirin me Kosovën, thekson rëndësinë e dialogut
30 Shtator, 13:17
-
Policia amerikane zbulon autorin e vrasjes së reperit Tupac! Legjenda e hip-hopit u ekzekutua në moshën 25-vjeçare në Las Vegas
30 Shtator, 07:47
-
SHBA paralajmëroi masa shtrënguese për Serbinë, Rama: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës! Palët të veprojnë me maturi
30 Shtator, 07:03
-
SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën
29 Shtator, 20:52
-
SHBA: Serbia po çon ushtrinë në kufi me Kosovën, të tërhiqet urgjentisht! Blinken paralajmëron masa ndaj Beogradit për sulmin në Veri! NATO forca shtesë KFOR-it
29 Shtator, 18:25
-
I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, uron Igli Hasanin për detyrën si ministër i Jashtëm: Diskutime edhe për situatën në Veri të Kosovës
29 Shtator, 16:44
-
Ndahet nga jeta Atë Arthur Liolin, pasardhësi i Fan Nolit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA
29 Shtator, 15:20
-
Vrasja e kandidatit për president të Ekuadorit, Blinken: SHBA ofron 5mln $ për informacione
29 Shtator, 14:43
-
VIDEOLAJM/ Blinken kitarist, performon muzikë blues para turmës në DASH
29 Shtator, 14:31
-
Një foto nga SPAK, që flet më shumë se çdo fjalë!
29 Shtator, 12:08
-
Republikanët nisin procesin hetimor për shkarkim të Bidenit
29 Shtator, 09:50