Votimi në Parlament/ Theodhori në krye të KLGJ, Fejzulla te KLP, kaluan automatikisht! Rrëzohet zgjedhja e kreut të AMF! Kalon rezoluta e KLSH dhe Shërbimi Veterinar

Seanca parlamentare ka përfunduar pak më parë me votimin e projekteve dhe kandidaturave.

Rezoluta për KLSH kaloi me 73 pro, nga po ky numër i pranishëm deputëtësh në sallë. Po kështu edhe Shërbimi Veterinar, me të njëjtin numër votash.

Seanca vijoi më pas teksa Spiropali kërkoi votimin e kryetares së KLGJ-së. Violanda Theodhori zëvendëson në institucionin e drejtësisë Llagamin dhe teksa kaloi automatikisht, pasi ishte rendi i tretë i votimit sipas ligjit.

Theodhori vjen nga Shoqëria Civile dhe me 69 vota pro zgjidhet automatikisht. Po kështu Alfred Ballën te KLP, pasi humbi mandatin për shkak të vendimit të KPA, e zëvendëson Erjon Fejzulla, po me 68 vota pro dhe kalon automatikisht. Votimi vijoi me zgjedhjen e kreut të AMF, Pajtim Melani, por që mori vetëm 12 pro dhe 58 kundërr, teksa u rrëzua.


Lajmi kryesor:

Kuvendi me gardh metalik, PD përplaset me Gardën! Noka me benzinë i vë flakën banderolës! Tensione edhe në sallë, Vokshi pengon raportimin e KLSH (VIDEO)


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi