Votimi për presidentin e ri/ PD edhe nesër me '2 mendje', Alibeaj: Nuk marrim pjesë! Berisha: Do të votojmë kundër

Votimi për presidentin e ri/ PD edhe nesër me '2 mendje', Alibeaj: Nuk marrim pjesë! Berisha: Do të votojmë kundër

Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike ka paralajmëruar se nuk do të jetë pjesë e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do të votohet nesër në Kuvend. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, tha se nuk ka sens që PD të marrë pjeë më në këtë procesi, të cilin sipas tij "vetëm nga ne nuk u bojkotua”.

Të pranishëm në fakt do të jenë deputetët e 'Rithemelimit'. Ish-kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në seancën e ditës së nesërme në Kuvend. Berisha tha sot gjatë konferencës për shtyp se vota e tij do të jetë kundër çdo kandidature të socialistëve. 

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
Grupi parlamentar i PD: Nuk mund të votojmë një President që del nga xhepi i Edi Ramës! Kryeministri do të emërojë vartësin e tij

1653825448_SeliaePD.jpg

Orjola Pampuri ka reaguar si zëdhënëse e grupit parlamentar të PD duke thënë se ditën e nesërme, Edi Rama do të emërojë vartësin e tij si presidentin e ri të vendit. Me anë të një postimi në Facebook, Pampuri thotë se PD bëri gjithcka në proces, por pretendon se Rama u tërhoq nga marrëveshja me opozitën.

Për këtë arsye nuk do të marrin pjesë nesër në votim sepse nuk e cilësojnë normalitet parlamentar dhe kushtetues. "PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës", shkruan Pampuri. Pampuri thotë se PD nuk do të jetë dëshmitare e procesit, rezultati i votimit të së cilës dihet.

"Edi Rama ka bojkotuar vullnetin e zgjedhësve ditën ku sipas SHBA grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri ofruan para, dhurata ose premtime për vende pune apo përfitime në këmbim të votave për partinë e tij. Nesër me votat e siguruara nga influenca e krimit të organizuar ai do të emërojë vartësin e tij në Presidencë, duke bojkotuar vullnetin e shqiptarëve për një President konsensual dhe të gjithëpranuar.

Partia Demokratike bëri gjithçka dhe u përfshi në proces, në respekt të qytetareve dhe përgjegjësive të veta kushtetuese. Ne nuk bojkotuam, nuk u fshehëm, nuk bëmë retorikë politike. Tentuam të ndërtonim një proces që i jepte Shqipërisë një President që përfaqëson unitetin e popullit. Edi Rama nuk donte një proces gjithëpërfshirës, u tërhoq nga marrëveshja me opozitën dhe provoi para shqiptarëve që përbetimi se ishte i gatshëm për President konsensual ishte një mashtrim publik.

Pjesëmarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt për të asgjësuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur. E nesërmja nuk është një normalitet parlamentar dhe kushtetues. Nesër Edi Rama me votat e nongratave të tij do të emërojë vartësin e tij në Presidencë.

PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, në mënyrë të beftë dhe jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent", shkroi Pampuri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka