Votimi të enjten, Tahiri negociata
me LSI për 'kamerat e sigurisë'

Votimi të enjten, Tahiri negociata<br />me LSI për 'kamerat e sigurisë'
Sërish negociata PS-LSI për ligjin e kamerave ët sigurisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së është diskutuar mbi dekretin e presidentit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me aleatin qeverisës për vendosjen e detyrueshme të kamerave të sigurisë.
 
Negociatat do të zhvillohen mes drejtuesve të komisionit të sigurisë Spartak Brahos dhe Piro Lutaj, ministrit të Brendshëm Tahiri, që është hartuesi i ligjit dhe kreut të grupit të LSI-së Petrit Vasili.
 
Rezervat lëvizja socialiste mbi ligjin që detyron vendosjen e kamerave të sigurisë në godina publike dhe private, nuk i ka fshehur asnjëherë edhe gjatë diskutimit të nismës në komisionin e sigurisë, para se Presidenti të kthente mbrapsht ligjin si antikushtetues.
 
Pikërisht rrëzimi i dekretit dhe lenia ne fuqi e ligjit u shty për 6 muaj rresht deri sa PS dhe LSI të gjenin gjuhën e përbashkët.
 
Edhe në seancën e kaluar plenare për shkak të kësaj dakordësie nuk u arrit që ky dekret të hidhej në votë.
 
Për të gjetur një zgjidhje është rënë dakord që pas negociatave komisioni i sigurisë të paraqesë në seancë plenare një reflektim mbi vërejtjet e LSI-së për ligjin e kamerave.
 
Forca e drejtuar nga Ilir meta ka pasur rezerva mbi faturën financiare të ligjit për buxhetin e shtetit por dhe financat e bizneseve private.
 
Po ashtu kjo nismë sipas saj cënon privatësinë. Të mërkurën e kaluar pikërisht për këtë cështje pati një takim kokë më kokë mes Ilir Metës dhe Saimir Tahiri.
 
Të tjera porosi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist këtë të martë lidhen dhe me zgjedhjet e ardhshme.
 
Pasi i ka falenderuar të gjithë deputetët që u angazhuan me fushatën dhe procesin elektoral , kryeministri Rama u ka kërkuar të mos e teprojnë me euforinë. Ndërsa vetmi reagim I tij për pretendimet e PD-së për blerje të fitores, në fund të mbledhjes me grupin parlamentar ishte ky.
 
 


d.b/shqiprtarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron