Votimi në parlament, reagon Ambasada holandeze: Shqipëria ka bërë progres

Votimi në parlament, reagon Ambasada holandeze: Shqipëria ka bërë progres

Ambasada e Holandës në Tiranë tha se Holanda mbetet e vendosur për perspektivën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në përgjigje të mocionit të votuar sot në parlamentin holandes, ku i kërkohej qeverisë që të votonte kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE, Ambasada holandeze, vlerëson arritjet që ka bërë vendin ynë, veçanërisht në fushën e drejtësisë, e Reformën.

“Politika e zgjerimit të BE bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz për të siguruar që reformat në vendet që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Europian janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme dhe të dhënat bazike janë të qëndrueshme. Holanda vlerëson dhe mirëpret hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e Vetingut. Procesi i Vetingut është një proces vërtet i shquar, unik për rajonin. Megjithatë, ka edhe hapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria ende duhet të marrë përpara përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Këshilli në qershor të vitit 2018 para se negociatat e pranimit të mund të hapen. Në vazhdën e kësaj, parlamenti i Holandës më 12 qershor miratoi një mocion që i kërkoi qeverisë të mos pranonte të hapte negociata me Shqipërinë. Një vendim i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 18 qershorit për të hapur negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm.

Ne fuqimisht inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e pranojmë se sa sfiduese është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë që mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e ambasadës holandeze në Tiranë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 13/06/2019 00:00

    Po Holanda cfarë masash ka marre per te ulur numrin e perdoruesve holandez te kanabisit qe e porositin ne Shqiperi? E dyta, faren e marrim nga ju, ne thjesht e kultivojme duke qene se ju nuk keni shume diell, cka do të thote, se po t'i kishit kushtet e duhura, do t'i luanit fene edhe ju, bardhosha.

    Përgjigju
    • Fredi: 13/06/2019 15:48

      Hollandezët nuk kanë nevojë ta blejnë në shqipëri barin, e prodhojnë vetë se andej është legal.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen