Parlamenti Holandes kërkesë qeverisë: Votoni kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE

Parlamenti holandes ka votuar një mocion i cili i kërkon qeverisë të votojë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Sipas mediave holandeze, mocioni u propozua nga deputeti i Kristian-Demokratëve, Pieter Omtzigt dhe dy parti e tjera të koalicionit qeveritar të përfaqësuar nga Anne Mulder e partisë " Freedom and Democracy" dhe Nico Drost, i "ChristenUnie".

Sipas tyre, Shqipëria nuk ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe i bëjnë thirrje ekzekutivit Holandës që të mos pajtohet me propozimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Ky vendim nuk është përfundimtar. Ashtu si kurse në rastin e rikthimit të vizave, është qeveria holandeze ajo që thotë fjalën e fundit. Ndërkohe mesa duket vendimin përfundimtar për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Holanda do t’ia lerë në dorë Francës.

Kjo në kuadër të bashkëpunimit mes partisë së Presidentit Francez, Manuel Macron  dhe Partisë së Kryeministrit Holandez Mark Rute, të cilat radhiten në krahun liberal në parlamentin e ri Europian të dalë nga zgjedhjet e 26 majit 2019. Deri tani presidenti Makron ende nuk do është shprehur nëse do të mbështesë Shqipërisë ose  jo. Komisioni Europian më 29 maj rekomandoi çeljen e negociatave pët Shqipërinë, teksa edhe dje president i Komisionit Europian Junker në krah në Ramës në Bruksel i kërkoi Bashkimit Europian të hapë negociatat për Shqipërinë

Sipas informacioneve të Report Tv në Bruksel, çështja që ka lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk do diskutohtet fare në mbledhjen e radhës të parashikuar në fund të qershorit, por në muajin tetor.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • usa: 12/06/2019 23:48

    Po cfar halli ka hollanda? Ata e kan legalizuar krimin (Prostitutat dhe Kanabisin)? Askush nuk po e fut shqiperin ne BE nese i hapin negociatat. Nje racizem i lidhur me rinin shqiptare qe po hedhin balt mbi popullin e nder.

    Përgjigju
  • Hollanda e qelbur: 12/06/2019 22:31

    Hollanda po e tegon veten cdo her e me shume se sa urrejtje ka per shqiptaret.vetem hollanda po del kundra cdo her . Pisat shteti ma drogagji ne europe

    Përgjigju
  • Durrsaku: 12/06/2019 21:50

    Nuk emeritojme.Me keta hadute e kriminele te korruptuar e shpellare.

    Përgjigju
  • Tomo: 12/06/2019 21:50

    Rracizem vetem Rracizem o Shqiptar akoma nuk e keni kuptuar se BE nuk esht Fair play,Beri mire Britania qe doli prej ati klub Rracistash.

    Përgjigju
  • ledi: 12/06/2019 21:48

    Meqe Hollanda vazhdon me keto veprime kunder hapjes se negociatave dhe Shqiperia te nderpres narredheniet diplomatike.Parimi baze i marredhenieve diplomatike, eshte reciprociteti.Te qerohen dhe kurre ne ate qeveri maredhenie.

    Përgjigju
    • Robshi kurveleshit: 12/06/2019 23:34

      Ja se sheh ti sa do i rruhej hollandes nga ky veprim... idiot

  • Jfkfjfjf: 12/06/2019 21:37

    holandez* o analfabete.

    Përgjigju
  • Bubi: 12/06/2019 21:30

    Lul shalngjituri i ka miq keta po he

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/06/2019 21:23

    Nuk i pjerdh askush keta! Holanda eshte vrima e fundit e zurnasë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen