Mazhoranca ka miratuar 4 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Pirro Xhixho, Klarina Allushi(Abazaj), Anila Denaj dhe Ketrin Topçiu do të jenë anëtarët e rinj të këtij institucioni me propozim të Këshillit të Ministrave.
Opozita është shprehur me votë kundër këtyre emrave. Ndërkohë që dje janë miratuar edhe emrat e rinj të anëtarëve të komisioneve parlamentare, pas riorganizimit që u bë me ndryshimin e rregullores për deputetët e PR e PDIU.
Ndërkohë me 111 vota pro u miratua marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesmarrjen në Programin e Unionit “FISCALIS 2020”.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com