Votohen ndryshimet në statutin e
PD...me shishe uji e flamuj PD-je

Votohen ndryshimet në statutin e<br />PD...me shishe uji e flamuj PD-je
TIRANE -  Partia Demokratike gëzon tashmë një statut të ri, i cili u votua në unanimitet nga 7500 delegatët e mbledhur në ditën e parë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ishte deputeti demokrat Eduard Halimi i cili nga podiumi i Pallatit të Kongresëve në vetëm pak minuta, u lexoi delegatëve 18 nenet e ndryshuara në statutin e demokratëve. Votimi për statutin ishte planifikuar të realizohej me karton. Por ajo çka u vu re në këtë votim ishte komplet ndryshe. Delegatët dhanë aprovimin e tyre për amendimet duke ngritur çfarë tu gjendej në duar. Disa prej tyre kanë votuar me shishe uji, disa të tjerë duke valëvitur flamujt e Partisë Demokratike,  e disa me duar..duke mënjanuar në pothuajse gjithë votimin kartonin.

votimi

votimi ne kuvend

Në rolin e “kryetarit të Kuvendit të Partisë Demokratike”, Eduard Halimi dha aprovimin për çdo nen, duke “firmosur” kështu statutin e ri të kësaj force politike.

“Ta gëzojmë”, përfundoi Halimi

halimi

Statuti i ndryshuar i Partisë Demokratike zgjeron forumet drejtuese të kësaj partie, shton departamentet dhe sanksionon parimin ‘një anëtar-një votë’.

Kuvendi Kombëtar i PD-së mblidhet pas procesit intensiv të zgjedhjeve të reja në parti në nivel seksionesh, grupseksionesh dhe degësh, në të gjitha rrethet e vendit

Statuti i PD...strukturat drejtuese permes parimit "nje anetar nje vote"
Statuti i ndryshuar i Partisë Demokratike sanksionon parimin ‘një anëtar, një votë’ dhe prej tij burojnë të gjitha strukturat deri te kryetari dhe forumet drejtuese, të cilat ashtu siç kishte paralajmëruar vetë kryetari i ri, Lulzim Basha, të gjitha këto struktura kanë pësuar zgjerim për sa u përket burimeve njerëzore.
 
Kështu, sipas statutit , Këshilli Kombëtar nuk zgjedh më kryesi, por ai zgjedh sekretarët funksionalë që do të jenë pjesë e saj. Aty sanksionohen përsëri mandatet katërvjeçare të drejtuesve të PD-së dhe forumeve të larta të saj, por nuk parashikohen raste të ndërprerjes së mandatit. Për rrjedhojë nuk përfshihet në statut që kryetari i partisë të dorëhiqet në rast se humbet zgjedhjet, duke nënkuptuar një mandat të pakufizuar .Gjithashtu ne statut nuk përcaktohet nëse ka të drejtë rikandidimi pas humbjes së mundshme në zgjedhje. 

Organizimi
Një nga pikat kyçe të organizimit të ri të demokratëve do të jetë vendosja e departamenteve. Kjo jo vetëm për të hartuar strategji dhe propozime, por dhe për të qenë një formë ndryshe e veprimit. Me largimin e Berishës nga kryetari i PD-së, është menduar që t’i jepet më shumë formë mendimit kolegjial. Duke mos e parë më kryetarin si pikën kyçe të funksionimit. Ndërsa vetë departamentet do të “furnizojnë” kreun e PD-së me informacione, por dhe me propozime konkrete mbi situata të ndryshme. Ajo qe bie në sy është përfshirja e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP-it), i cili do të funksionojë si departament më vete i kësaj partie. Kjo, për shkak se është gjykuar si pozitive ngritja e KOP-it, që funksionoi në Partinë Demokratike në vitin 2005, ku pjesë e tij ishte dhe kryetari aktual, Lulzim Basha. Departamentet janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike. Drejtuesit e departamenteve zgjidhen me propozim të kryetarit nga Këshilli Kombëtar dhe sigurojnë koordinimin e veprimtarisë në fushat që mbulojnë ndërmjet partisë dhe grupit të saj parlamentar. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil