Votoi ligjet në Kuvend, PD
përjashton deputetin Mhill Fufi

Votoi ligjet në Kuvend, PD<br />përjashton deputetin Mhill Fufi
Partia Demokratike ka përjashtuar nga radhët e saj deputetin e Kurbinit, Mhill Fufi. Vendimi është marrë mbrëmjen e kësaj të enjte nga kryetari demokrat Lulzim Basha. 

Shkak për përjashtimin e Fufit ka qenë thyerja e vendimit të grupit parlamentar për të braktisur Kuvendin dhe mosvotuar ligjet sot në seancë. Në një kohë kur të gjithë deputetët e PD u larguan nga seanca, Fufi nuk iu bashkua grupit por preferoi të qëndronte në sallë. Ai u pa teksa bisedonte me deputetin e LSI-së në Qarkun e Lezhës, Gjovalin Kadeli.

Ai votoi pro të gjitha ligjet e rendit të ditës, përfshirë edhe atë për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë.

Mhill Fufi u zgjodh deputet i PD në Qarkun e Lezhës në vitin 2013. Në zonën e tij elektorale në Kurbin, ditën e zgjedhjeve në 23 qershor u regjistrua një incident mjaft i rëndë ku u qëllua për vdekje pranë Qendrës së Votimit një simpatizant i LSI-së.

Si autorë të vrasjes u identifikuan të afërm të Fufit dhe ngjarja mori sfond politik. 

Mhill Fufi zuri vend në listat e deputetëve pas dorëheqjes së Vasil Bicit për arsye të paqarta. Fufi është përfolur edhe në të ashtuquajturin atentat ndaj deputetit Tom Doshi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social