Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara kanë shkuar deri në hapësirë. Tre astronautë amerikanë të NASA-s kanë ushtruar të drejtën e votës nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, duke marrë pjesë në procesin zgjedhor edhe pse ndodhen qindra kilometra larg Tokës.
Astronauti Anil Menon e ka kthyer përkohësisht kabinën ku fle në një qendër votimi. Në një video të publikuar në rrjetin social X, ai tregoi se kishte përdorur kompjuterin e tij për të plotësuar dhe dërguar elektronikisht fletën e votimit në qarkun Harris të Teksasit.
Nga hapësira kanë votuar edhe dy kolegët e tij, Jessica Watkins dhe Luke Delaney.
Qarku Harris është vendndodhja e Qendrës Hapësinore Johnson të NASA-s, ku ndodhet edhe qendra e kontrollit të misioneve.
Votimi nga hapësira nuk është një risi për astronautët amerikanë. Ata e kanë këtë mundësi që prej vitit 1997, falë një procedure që u lejon të marrin pjesë në zgjedhje edhe gjatë misioneve jashtë Tokës.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Zgjedhjet në SHBA, CNN: Votimi i parakohshëm tejkaloi shifrat e vitit 2022! Trump: Më të rëndësishmet në histori! Në mesnatë mbyllen qendrat e para!







