Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu ka qenë një zë ndryshe sot jashtë qendrës së votimit ku hodhi edhe votën për kryetar bashkie. Moisiu i bëri thirrje palëve politike të reflektojnë ndërsa e quajti të gabuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet. Moisiu ceku indirekt edhe dekretet e njëpasnjëshme të Metës duke sjellë në vëmendje edhe precedentin e vitit 2007 kur ai ishte president duke thënë se e shtyu datën e zgjedhjeve vetëm pasi i dha të drejtën Kodi Zgjedhor.
"Unë mendoj se këto zgjedhjet kanë një defekt për mospjesëmarrje të opozitës tradicionale se opozita tjetër ka edhe në zgjedhje edhe në kuvend. Për mua kjo ka qenë një fatkeqësi, nuk duhej të ndodhte, As nuk duheshin djegur mandatet dhe as nuk duheshin bojkotuar zgjedhjet. Ne çdo dy vjet kemi zgjedhjet. Isha dakord për 30 qershorin sepse moszbatimi i kësaj date do krijonte një precedent. Unë uroj që kjo situatë të zgjidhjet sa më parë.Tashmë palët politike kanë një përgjegjësi shumë të madhe. Kam bindjen se më në fund,politikanët shqiptarë duhet të ecin përpara. Në 2007 unë nuk kisha të drejtë të vlerësoja dekretin e mëparshëm pa më dhënë këtë të drejtë Kodi Zgjedhor dhe vetëm pasi m'u dha kjo e drejtë nxora dekretin tjetër", tha Moisiu.
Lajmi kryesor:
Politika VOTON/ Rama: Me popullin nuk luhet! Veliaj: Është momenti për të thënë si e duam këtë qytet
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8842
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
3 Janar, 11:43
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor 2024, 17:11
-
REPLIKAT/ Braçe shpërthen ndaj Lapajt: Fashist i vogël i Berishës, ndal shantazhet! I përgjigjet kreu i ‘Shqipëria Bëhet’: Po më kërcënon
7 Dhjetor 2024, 12:50
-
Spahiu: Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet/ Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra
5 Dhjetor 2024, 21:34
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 12:44
-
'Më dukesh si ruse, por nuk je', Braçe i kthehet Zhupës: Mos u lyej me parfum dhe pri thonjtë! Duhet të hetohesh për dezinformim (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 10:46
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor 2024, 12:11
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor 2024, 20:03
-
Komisioni Ekonomisë ‘pro’ pr/buxhetit 2025! PD voton kundër! Tabaku: Nuk parashikohen fondet për pensionet! Braçe: Të rritet buxheti për sigurinë kibernetike
15 Nëntor 2024, 11:36
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor 2024, 16:33
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor 2024, 20:44
-
Dezinformimi/ ‘Mos hapni çdo mesazh që vjen, edhe deputetët 'viktima'! Kreu i AKEP: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit! Qëllim, shkatërrimi i të dhënave
16 Tetor 2024, 13:16