Votuan 67 % e delegatëve, nis
numërimi i votave për Kuvendin PD

Votuan 67 % e delegatëve, nis<br />numërimi i votave për Kuvendin PD
TIRANE - Ka përfunduar mbledhja dy-ditore e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku delegatë nga i gjithë vendi kanë votuar për 150 anëtarët e rinj. Mësohet se pjesëmarrja në këtë proces votimi ka qenë rreth 67 %, nga 7500 delegatë të PD që pritej të merrnin pjesë në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kuvendit Kombëtar të PD-së. Rreth orës 21:00 nisi procesi i numërimit të votave, të cilat mendohet të jenë rreth 5300.

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve janë ngritur 10 grupe numërimi, ndërsa janë 20 kuti votimi për t'u numëruar, nga ku do të dalë edhe Kuvendi i ri i Partisë Demokratike.

Ndërkaq, procesi i numërimit do të transmetohet në projektor për të treguar transparencë.

Përgjatë punimeve të Kuvendit dje dhe sot, kanë mbajtur fjalimet drejtues të PD, dhe kryetarë të kësaj force politike në rrethe. Mes votuesve ditën e sotme kanë qenë edhe deputetet Jozefina Topalli dhe Mesila Doda. Ndërsa i fundit që ka votuar për 150 anëtarët e rinj të Kuvendit Kombëtar të PD, nga lista 285 kandidatë, ka qenë ish-kreu i kësaj force politike Sali Berisha.
 
Në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë votuar pjesa e delegatëve të cilët nuk votuan dje, për të zgjedhur emrat e një numri të madh funksionarësh të Partisë Demokratike, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, deri tek drejtuesit e departamenteve, përgjegjës për përgatitjen e platformave politike në PD, përfshi këtu edhe programin qeverisës dhe elektoral të partisë.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, në konventën e mbledhur për të miratuar ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike si edhe për zgjedhjen e Kuvendit të ri Kombëtar të PD-së, kanë votuar pjesa më e madhe e 7500 delegatëve. Sipas ndryshimeve të bëra, në këtë Këshill pritet që të jenë rreth 300 anëtarë.

numerimi i votave me logo
numerimi i votave me logo
numerimi i votave me logo

Në ditën e parë të Kuvendit u mbajtën fjalimet kryesore nga kryetari aktual i PD Lulzim Basha dhe ish-kreu i saj Sali Berisha. Po kështu dje u miratuan ndryshimet në statut si dhe u votua për 150 vende në Kuvend.
 
Në fjalën e tij, kreu Basha u kërkoi ndjesë anëtarëve të kësaj partie por edhe qytetarëve për gabimet që u bënë gjatë qeverisjes “Berisha”, duke u shprehur se në mandatin e dytë qeverisës të së djathtës, shumë nga të zgjedhurit e Partise Demokratike u bënin sehir halleve të qytetarëve nga xhamat e zinj të makinave të tyre duke krijuar kësisoj distancën që solli rënien e së djathtës nga pushteti qeverisës.
 
Kuvendi Kombëtar do të zgjedhë emrat e një numri të madh funksionarësh të Partisë Demokratike, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, deri tek drejtuesit e departamenteve, përgjegjës për përgatitjen e platformave politike në PD, përfshi këtu edhe programin qeverisës dhe elektoral të partisë. 

Pollo:Ndryshimet në statut, adaptohen forma të reja të evropiane
Sipas Genc Pollos ndryshimet në statut i përshtaten momentit të tranzicionit që po kalon PD pas zgjedhjeve të 23 qershorit, si dhe adopton forma të reja të cilat janë evropiane. Më tej ai ka folur edhe për ndryshimet që bëhen në Kuvendin Kombëtar të PD ku përfaqësohen edhe deputetët.

pollo

“Ky kongres sjell ndryshime në statut, pasi i përshtatet momentit të tranzicionit që po kalon PD pas zgjedhjeve të 23 qershorit, si dhe adopton forma të reja të cilat janë evropiane. Dhe për aq sa kemi parë dhe dimë ne, është e paimagjinueshme që ata deputetë të parlamentit të mos jenë anëtarë të forumit të PD. Ishte një diçka që nuk shkonte. Pra ajo trupë deputetësh do të jetë e përfaqësuar edhe në Kuvendin Kombëtar të PD. Unë mendoj se këto gjëra janë gjëra që konsolidohen në traditën politike të një partie, do ketë vështirësi, si partia ashtu edhe drejtuesit. Ndryshimi ka qenë për t’i dhënë hapësirë njerëzve të rëndësishme. Ndodhemi në një pozitë si për PD po edhe për vendin në një pozitë të vështirë për atë që po bën qeveria.”- tha Pollo.
 
Ndryshimet në statutin e PD, Halimi: Zgjerohet edhe pjesa e vendimmarrjes 
Ndryshimet në statut sjellin si risi rritjen e bazës vendimmarrëse është shprehur deputeti i PD, Eduard Halimi ndërsa ka shtuar se Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë numri i tërë që miratuan statusin është më i larti.

halimi

“Udhëzimet që kanë dalë implementohen me ndryshime të reja në organizimin e PD. Duke e përshtatur me modelet simotra evropiane. Zgjerohet edhe pjesa e vendimmarrjes së atyre që zgjedhin, zgjerohet numri i kryesisë së partisë. Nuk ka pytur një kuot për rininë, tanimë ajo kthehet në një organizëm që merr përgjegjësi në kryesinë e PD, prej 15%. Këto janë ndryshimet që sjellin rininë në PD. Statuti i PD ka të njëjtat parime si më parë, nuk ka prekur çështjen e kryetarit. Mesazhi i dhëna nga kryetari të ndjera, të transmetuara gjatë gjithë këtij viti, ato që tha kryetai janë të drejta. Protesat- gjithë krijimi i strukturave të reja të PD do të sjellë edhe një axhendë të re dinamike.”- tha Halimi.

Kuvendi i PD, votohet edhe sot
Parti Demokratike zhvilloi dje pjesën e parë të konventës së madhe e cila përbëhej nga 7500 delegatë. Kjo konventë u mblodh për të miratuar ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike si edhe për zgjedhjen e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së. Mbledhja u bë në kuadër të reformimit të PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 dhe vendosjen e kryetarit të ri Lulzim Basha.

Ditën e djeshme u bë analiza e humbjes së zgjedhjeve si edhe filloi procesi i votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Nga ora 13 deri në orën 20 të ditës së djeshme rreth 53% e 7500 delegatëve mori pjesë në votim duke e shtyrë procedurën për ditën e sotme. Rivotimi do të nis sot në mesditë ku do të marrin pjesë delegatët që nuk kanë votuar dhe nga pasditja pritet që të nis procesi i numërimit të votave nga ku do të dalë edhe Këshilli i ri i Partisë Demokratike. sipas ndryshimeve të bëra, në këtë Këshill pritet që të jenë rreth 300 anëtar ku 150 janë të parapërcaktuar ndërsa 150 do të dalin nga votimi që po bëhet. Këshilli Kombëtar do të zgjedhë emrat e një numri të madh funksionarësh të Partisë Demokratike, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, deri tek drejtuesit e departamenteve, përgjegjës për përgatitjen e platformave politike në PD, përfshi këtu edhe programin qeverisës dhe elektoral të partisë.

Drejtuesit e Departamenteve do të zgjidhen me propozim të kryetarit Lulzim Basha dhe me miratimin e Këshillit Kombëtar. Sekretari i përgjithshëm ka për detyra të organizojë punën e përditshme dhe aktet e nxjerra nga partia nga qendra në degë. Sekretari përgjithshëm ndihmohet nga sekretarët funksionalë. Nënkryetarët e partisë, kryetari i bordit financiar si dhe komisioni qendror i apelimit po ashtu janë disa nga postet, për të cilat do ti miratoi Këshilli Kombëtar pasi ai të konstituohet.

Në ndryshimet statutore të miratuara, nuk sanksionohet nëse do të ketë dy nënkryetarë apo më shumë, por ajo që është e sigurt është se njëri prej tyre do të ketë postin e kreut të grupit parlamentar.


Kryetari i bordit financiar është përgjegjësi për fondet e partisë, ndërsa komisioni qendror i apelimit, i përbërë nga 7 anëtarë që do të zgjidhen nga Këshilli, ka për detyrë të shikojë kërkesa dhe ankesa, si dhe të vendosë për sanksione kundrejt anëtarëve të partisë.

Kryesia e Partisë përbëhet nga Kryetari partisë, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve dhe sekretarët funksionalë, të vetmit që zgjidhen nga ky organ. Më tutje kryesi ka në përbërje Kryetarin apo nënkryetarin e grupit Parlamentar, Kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare, si dhe kryetarët e organizatave partnere.

Redaksia Online
(e.c/a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë