Pjesë e dosjes 339/ Votuan më shumë se një herë në 2017-n, Prokuroria e Durrësit çon në Gjykatë 21 të akuzuar! Njëri votoi për 25 persona

Pjesë e dosjes 339/ Votuan më shumë se një herë në 2017-n, Prokuroria e Durrësit çon në Gjykatë 21 të akuzuar! Njëri votoi për 25 persona

Foto ilustruese

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka ccuar në gjykatë 21 të akuzuar për krime zgjedhore. Prokuroria akuzon 19 komisionerë dhe 1 qytetar për akuzat se kanë votuar më shumë se 1 herë dhe 1 tjetër akuzohet se ka vulosur fletë votimi dhe votuar në emër të 25 shtetasve të tjerë të cilët ndodheshin jashtë shtetit me qëllim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Prokuroria e Durrësit njofton janë marrë zyrtarisht nën akuzë 19 komisionerët: Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala dhe Qemal Domi. Të gjithë këta me akuzën se kanë votuar më shuëm se një herë ose pa u identifikuar.

Ndërkohë që  Armelin Zeza është i akuzuar për veprën penale të “falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” si dhe “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Një tjetër i akuzuar nga prokuroria e Durrësit është edhe qytetari Shpëtim Marku, i cili akuzohet se edhe ai për votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar pasi ka votuar edhe në emër të babait të tij, ndërkohë që ky i fundit ndodhej jashtë shtetit.

Ky proces ka nisur me bujë pas një operacioni të SPAK lidhur me krimet zgjedhore përgjatë zgjedhjeve të 2017 dhe dosjen 339. Një ditë pas operacionit u mësua se 2 nga 21 komisionerët për të cilët SPAK kërkoi në gjykatë masa sigurie arrest në burg dhe arrest në shtëpi rezultuan se kishin vdekur disa muaj përpara se SPAK të finalizonte operacionin. Bëhej fjalë për komisionerët Kasem Lala dhe, komisioner i PS në Rubjek pranë qendrës së votimit 1335, dhe Basir Bregu, kryetar komisioni nga PD në Rubjek pranë qendrës 1336. Ndërkohë që më pas Gjykata e Posaçme Antikorrupsion shpalli moskompetencë për dosjen dhe ia dërgoi Prokurorisë së Durrësit.

Komisionerët në tre qendrat e votimit dhe përkatësia politike

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508
Shpëtim Stafa-PD-kryetar
Elidon Stafa-PS-kryetar
Ramiz Tuda-PS
Alfred Marku-PD
Ervis Biba-PD
Emilijan Tuda-LSI
Redi Hysa-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335
Bashkim Allushi-PS-kryetar
Jakup Bregu-PD-sekretar
Altin Lala-PS
Kasem Lala-PS
Kujtim Uruçi-PD
Zyhra Lala-LSI
Qemal Domi-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336
Basir Bregu-PD-kryetar
Indrit Bici-PS-sekretar
Agim Lala-PS
Qazim Lala-PD
Oriada Lala-LSI
Bujar Sula-PD
Mehdi Lala-PR

 

Komisionerët dhe akuzat :

Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 1508 0, me adresë të QV: Shetel në Shijak, i përbërë nga shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.

Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 1336 0, me adresë të QV: Rubjek Shkolla 9-vjeçare në Shijak, i përbërë nga shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.

Komisioni zgjedhor i Qendrës së Votimit nr. 1335 0, me adresë të QV: Rubjek, Kopshti në Shijak, i përbërë nga shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 7 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari