TIRANE- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit  me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi 23 urdhër arreste në lidhje me dosjen 339 dhe 339/1 në lidhje me heroinën në Has dhe krimin zgjedhor. 22 urdhër arreste lidhen me krimin zgjedhor në Durrës në tre qendra votimi. Pas hetimeve disa mujore, SPAK ka arritur në përfundimin se 21 komisionerë mes tyre, 14 të PD, LSI dhe PR  dhe 7 të PS-së. Report Tv ka siguruar emrat e personave që janë në hetim dhe përkatësinë politike që përfaqësonin si komisionerë në zgjedhjet e 2017 në tre qendrat e votimit në Durrës.

11 nga komisionerët janë në burg, 8 janë në arrest shtëpie dhe 3 po hetohen në masën detyrim paraqitje. I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri. Në mesin e urdhër arresteve janë edhe disa zyrtarë lokalë, të cilët janë të implikuara në një nga çështjet e sipërpërmendura. Ndërkohë që mes të arrestuarve për këtë dosje, por heroinën në Has, pra 339, është arrestuar edhe Fisnik Sadiku.

Ky operacion është zhvilluar gjatë orëve të natës, ndërsa për këtë dosje ka patur edhe më herët të arrestuar. Urdhër arrestet e fundit të lëshuara janë kryesisht për qarkun e Durrësit, ndërsa prokurorët e çështjes deklarojnë se kanë prova të mjaftueshme për të implikuarit. Aktualisht për këtë çështje rreth 40 persona janë në proces gjyqsor.

Komisionerët në tre qendrat e votimit dhe përkatësia politike

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508
Shpëtim Stafa-PD-kryetar
Elidon Stafa-PS-kryetar
Ramiz Tuda-PS
Alfred Marku-PD
Ervis Biba-PD
Emilijan Tuda-LSI
Redi Hysa-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335
Bashkim Allushi-PS-kryetar
Jakup Bregu-PD-sekretar
Altin Lala-PS
Kasem Lala-PS
Kujtim Uruçi-PD
Zyhra Lala-LSI
Qemal Domi-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336
Basir Bregu-PD-kryetar
Indrit Bici-PS-sekretar
Agim Lala-PS
Qazim Lala-PD
Oriada Lala-LSI
Bujar Sula-PD
Mehdi Lala-PR

Pjesë nga urdhër arrestet

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:53
Arrestimi i komisionerëve në Durrës, ja si LSI u rrit frikshëm nga manipulimi i votave (TABELA)

Tabela me rezultatet e votimit në 2017 tre qendrat ku u bënë manipulimet në Durrës krahasuar me 2013

Report Tv ka siguruar tabelën me rezultatet e votimeve në 3 qendrat e votimit ku u arrestuan komisionerët në Durrës për krim zgjedhor. Tre qendrat e votimit janë në Shetel dhe dy Rubjekë. Por cilat ishin rezultatet e votimit në 2017 në këto tre qendra me manipulimet që u bënë, krahasuar me 2013? Në tabelën e siguruar nga Report TV, evidentohet se në tre qendrat, PD-ja ka një ngritje nga 2013 në 2017 me +48 vota, PS-ja me +20, ndërsa më shumë rritje ka LSI-ja me 111 vota plus më shumë në 2017 kur u bënë manipulimet krahasuar me 2013. Ndërkohë që në 500 qendra të qarkut të Durrësit, PS-ja ka rritje me 16 përqind, ndërsa në tre qendrat e votimit që u bënë manipulimet 2 përqind.

Ora 13:28
Ekskluzive-FOTO/ Ky është personi që votoi 23 herë në emër të emigrantëve në Durrës

1595935370_1595935199ArmelinZeza.jpg

Armelin Zeza

Mes personave të arrestuar sot për krimin zgjedhor në Durrës përveç komisionerëve është dhe Armelin Zeza një individ anonim, nga fshati Rrubjekë i Durrësit. Hetimi ka provuar se pikërisht, Armelin Zeza, ka votuar në zgjedhjet parlamentare plot 23 herë në fshatin Rrubjekë në emër të emigrantëve. Në tre qendra votimi është provuar nga ana e prokurorisë se 53 persona që nuk kanë qenë fare fizikisht në Shqipëri, kanë votuar, ku në emër të tyre kanë votuar komisionerët e qendrave të votimit dhe në një rast 23 herë ka votuar pikërisht Armelin Zeza.

Ora 13:22
Ekskluzive-FOTO/ Ja kush është truri i laboratorit të heroinës në Has, që u arrestua

1595935216_FisnikSadiku.jpg

Fisnik Sadiku
 

Report Tv siguron foton e Fisnik Sadikut alias Smaili i cili sipas prokurorisë së posaçme është njeriu kryesor që kishte organizuar trafikun dhe ngritjen e laboratorit të heroinës në Kukës. Sadiku së bashku me Admir Hoxhën që për momentin ndodhet në kërkim, për prokurorinë konsiderohen si dy njerëzit kryesorë, truri i laboratorit të Hasit dhe trafikut të heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë. Sadiku është kapur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku ishte kthyer në vendlindje pasi ka menduar se emri i tij tashmë ishte harruar nga ndjekja e forcave të policisë së Tiranës. Sadiku rezulton të jetë nga fshati Shtoj i ri i Shkodrës dhe gjatë hetimeve është provuar se ka bashkëpunuar me Admir Hoxhën dhe persona të tjerë të grupit të Shijakut, për të trafikuar drogën.

Ora 12:06
Urdhër arrestet nga SPAK, si prokuroria arriti të zbulonte shkeljet e komisionerëve të dosjes '339'

Nga 23 urdhër arrestet e lëshuara sot nga SPAK për dosjen '339', 21 prej tyre kanë qenë për komisionerët, të cilët i përkasin partive të ndryshme dhe jo vetëm njerës. Por si ka arritur SPAK të dalë në këtë përfundim për komisionerët?

Sipas burimeve të Report Tv prokurorët kanë tërhequr nga arkivi i shtetit kutitë e votimeve, por për të shkuar deri në këtë pikë fillimisht janë përdorur përgjimet. Më pas është vendosur të hapen kutitë nga ku më pas u bë e mundur dokumentimi i shkeljeve.

Aktualisht 11 nga 21 komisionerët janë në burg, 8 janë me arrest shtëpie, ndërsa të tjerët po me detyrim paraqitje.  

Përsa i përket dosjes ajo ka nisur të hetohet që nga 2016 për shkak të indikacioneve të ardhura nga Kosova dhe Gjermania për trafik të drogës. Kjo dosje gjithashtu është e lidhur me dosjen '184' që ndodhet në prokurorinë e Dibrës.

Ora 11:48
SPAK i arrestoi për dosje 339, 14 nga 21 komisionerët janë të PD-LSI-PR, 7 nga PS


14 nga 21 komisionerët për të cilët SPAK po heton në masën arrest me burg, por edhe në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje janë të PD-së dhe LSI-së, të cilët akuzohen se mbushën kutitë në zgjedhjet e 2017 në tre qendra votimi në Durrës.

Ora 09:57
Dosja '339'/ Lejuan të votojnë në emër të 62 personave që ishin jashtë vendit, merren të pandehur 21 komisonerë të zgjedhjeve të 2017

Report TV ka zbardhur 23 urdhër arrestet e lëshuara së fundmi në lidhje me dosjen 339 që vazhdon të hetohet prej dy vitesh.

Përveç njërit që është për laboratorin e drogës, të gjithë urdhër arrestet e tjera janë lëshuar për çështjen e vjedhjeve të pretenduara të zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës. 11 urdhra janë arrest me burg, 8 arrest shtëpie, ndërsa tre të tjerë janë me detyrim paraqitje.

21 nga 22 urdhër arrestet janë për komisionerët e qendrave të Votimi në Shetel dhe Rubjek, ndërsa një urdhër arresti është për një qytetar i cili votoi në emër të personave të tjerë. Qytetari në fjalë është Armelin Zeza.

Sakaq komisionerët e pandehur janë: Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala.

Mësohet se të pandehurit akuzohen se kanë lejuar që në tre qendra votimi të votohet në emër të 62 personave që ndodheshin jashtë vendit.

Ora 09:55
Dosja '339', 1 nga 23 urdhër arrestet për laboratorin e drogës në Has (EMRI)

Report TV ka zbardhur 23 urdhër arrestet e lëshuara së fundmi në lidhje me dosjen 339 që vazhdon të hetohet prej dy vitesh.

Nga 23 urdhër arrestet një është për laboratorin e heroinës në Has ku u prodhuan 182.5 kilogramë heroinë. Bëhet fjalë për Fisnik Sadikun, ose siç njihet ndryshe dhe Fisnik Smaili.