PD votoi pro raportit të Dick Marty që inkriminon UÇK/ Balla: Basha për këtë çështje duhet të ndahet nga Berisha, nëse ka këllqe ta bëjë

TIRANË- Ngritja e një komisioni Parlamentar që do hetojë pretendimet për ekzistencën e burgjeve të UCK-së në Shqipëri është në fokus të mazhorancës. Numri 2 i partisë Socialiste Taulant Balla në një dalje për mediat tregoi se çfarë synohet të arrihet me këtë hetim.

Duke siguruar se nuk është një komision për qëllime politike, Taualant Balla i përcolli një mesazh kryedemokratit Lulzim Basha

"Disa çështje që lidhen me Shqipërinë për raportin Dick Marty, ku siç edhe ju e keni publikuar delegacioni shqiptar ka qenë i ndarë në pozicionet e veta, PD  ka votuar pro, ndërsa PS kundër. në atë raport referohen edhe ngjarje apo vepra penale të ndodhura në Shqipëri. Pas atij momenti në Shqipëri janë bërë verifikime, qoftë nga EULEX apo institucione të tjera, por edhe nga ato hetimore shqiptare të gjitha këto është dashur që të përfshihen në një raport dhe është në dinjitetin institucional të Kuvendit të Shqipërisë që në këtë kontest të gjitha këto gjetje dhe dëshmitë që hedh poshtë dyshime, sepse prova nuk ka e nuk ka, se në Shqipëri, Kukës, Has apo Mat të ketë pasur baza të UCK që janë kryer krime sikurse pretendohet kundër njerëzimit apo luftë. Shqipëria është një shtet ligjor, që ka për detyrim t'i verifikojë. Dhe më pas i takon KE që të rivlerësoj vlerësimet për Shqipërinë, do të gjejmë instrumentin e duhur që këto çështje të qartësohen dhe askush të mos bëjë raporte për krime që gjoja ka ndodhur në Shqipëri e që ne të gjithë biem dakord që janë hipoteza për politikë, për Shqipëria ka qenë vend pritës i më shumë se 1 mln shqiptarëve të shpërngulur dhe në Shqipëri nuk kanë ndodhur krime lufte sikundër raportohet në atë raport.  Gjëja e fundit që mund të më shkojë mua apo çdo kolegu deputet është që ky Komision i posacëm që ka qenë një detyrim i Shqipërisë, Basha dhe Berisha duhet të kërkojnë falje që kanë votuar atë raport, PD aq sa ka menduar nga ajo e dhjetorit, duhet të mbajë një qëndrim dhe mendoj që Basha për këtë çështje duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe ta bëjë këtë", tha Balla, teksa njoftoi se ky propozim i është dorëzuar Kuvendit mesditen e kësaj të enjte.

Sa i përket ligjit të Presidentit, Balla thotë se nuk i hiqet asnjë kompetencë ndërsa thotë dhe se kur pritet të nisë shqyrtimi në Kuvend.


B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kacidhe: 12/11/2020 13:35

    Basha ka pi... e nenes vet para Berishes ai pshurret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë