TIRANE- Partia Socialiste refuzon nismën e kryetarit të mazhorancës, njëkohësisht kryeministër i vendit, Sali Berisha për përfshirjen në procesin e votimit të zgjedhjeve të 23 qershorit të 16 vjeçarëve. Nisma iu prezantua sot zyrtarisht socialistëve gjatë një takimi të zhvilluar mes kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçit, kreu i grupit parlamentar të PS-së.
Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua paraditen e sotme në kryesinë e Kuvendit dhe gazetarët mësuan për takimin vetëm pas përfundimit të tij.
Në një prononcim telefonik për TV A1 REPORT, kryetari i grupit të PS-së
Gramoz Ruçi pranoi se takimi kishte ardhur me ftesë të Astrit Patozit për të diskutuar nismën për votimin e 16 vjeçarëve dhe shprehu qëndrimin kundër të PS-së pasi rregullat janë mbyllur.
“Tashmë rregullat e lojës janë mbyllur. E drejta e votës për 16-vjeçarët kërkon ndryshim Kushtetues, dhe rregullat nuk mund të ndryshojnë tre muaj para zgjedhjeve. Nëse do i futemi ndryshimeve të rregullave atëherë ka shumë probleme që duhen zgjidhur, siç është çështja e mos votimit të emigrantëve, ku ende nuk i është garantuar votim, mbi 1 milionë emigrantëve si dhe pastrimi i listave nga te vdekurit dhe dublimet.”
Edhe kreu i grupit PD, Astrit Patozi, i kontaktuar me lidhje telefonike nga gazetarja e TV A1 REPORT Joniada Koçi tha se biseda me kryetarin e Grupit PS-së kishte zgjatur gati një orë dhe ai kishte propozuar nismën për votimin e 16 vjeçarëve.
“Ruçi nuk pranoi nismën tonë me argumentin se kemi probleme më të mëdha me listat zgjedhore se ulja e moshës së votuesve dhe përfshirja në procesin elektoral të 16 vjeçarëve.” - tha Patozi.
Nga ana e tij kryeministri Berish tha në mbledhjen e sotme të qeverisë se do të luftonte deri në fund që 16 vjeçarëve t'u siguronte votën. “I siguroj 16- vjecarët e këtij vendi se s’do ndaloj kurrë përpjekjen time derisa ata të votojnë si të barabartë me qytetarët e tjerë”, - deklaroi Berisha, i cili në krah të tij për këtë nismë ka dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ndërkohë që dje
OSBE deklaroi se nuk kishte kohë të mjaftueshme për ta ndërmarrë për zgjedhjet e 13 qershorit. Ndërsa, përfaqësues të shoqërisë civile deklaruan se 16-vjeçarët janë "fëmijë”.
Për të lejuar votimin e 16 vjeçarëve duhet ndryshuar Kushtetuta e cila lejon votimin mbi 18 vjeç, dhe ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me konsensusin e opozitës pasi këto ndryshime kërkojnë shumicë të cilësuar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2906
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21