Muzika napolitane e viteve ‘600-‘700 ka mbushur me tinguj Muzeun Kombëtar Onufri të qytetit të Beratit. Koncerti është organizuar këtë vit në mjediset e jashtme të muzeut mesjetar.
Pas shfaqjeve në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, mbrëmjen e së dielës në Berat, festival i muzikës barok është ndjekur me mjaft interes. Sipas Jusuf Beshirit, ideatorit të këtij festivali, ky rrugëtim muzikor promovon vlerat e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.
Giorgio Matteoli, instrumentisti i grupit napoletan shprehet se zgjidhja për të organizuar një koncert në kalanë e Beratit është e përkryer, pasi vetë qyteti është një vlerë artistike më vete.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri. E kam parë dhe kam performuar muzikë edhe në ambientet e brendshme të Muzeut Onufri.
Ky muze është i jashtëzakonshëm. Unë do të vij edhe herë tjetër këtu. Dhe vij me kënaqësi, kur shoh se edhe marrëdhëniet mes dy popujve Shqipëri-Itali po shkojnë gjithmonë e më mirë.
Me këtë muzikë ne përcjellim një pjesë të kulturës sonë dhe njohim edhe kulturën tuaj këtu”, tha Matteoli.
Edicioni i katërt i muzikës së vjetër, Vox Baroque është aktiviteti i vetëm i këtij lloji në Shqipëri që i kushtohet krejtësisht repertorit barok.
Festival rikthehet sërish në Tiranë ku mbrëmjen e së hënës do të mbahet në Ambasadën Italiane dhe do të mbyllet ditën e martë më 11 korrik në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO