Vra burrin, 20 vjet në arrati me
emër falso, jetoi me të dashurin

Vra burrin, 20 vjet në arrati me<br />emër falso, jetoi me të dashurin
TIRANE- Manushaqe Elezi, e cila 20 vite më parë ekzekutoi bashkëshortin Bashkim Elezin, së bashku me të dashurin e saj është dënuar nga gjykata e Tiranës me 6 muaj burg për akuzën e “Falsifikimit të pasaportës”. Falë një pasaporte të rreme, e kërkuara e drejtësisisë Shqiptare për 20 vite më rradhë ka qëndruar në arrati me të dashurin e saj, shtetasin Shefqet Vreto. Manushaqe Elezi, është fshehur nën emrin e shtetases Elena Kinolli. Me këtë emër ka qëndruar në qytetet Selanik dhe Athinë, derisa është arrestuar nga forcat e policisë së pikës Doganore të Qafë-Thanës, ku po tentonte të hynte në teritorin e Shqipërisë. Gjatë kontrollit në sistemin TIMS rezulton se kjo shtetase me gjeneralitete Elena Kinolli ka bërë të mundur nxjerrjen në Drejtorinë e Policisë Elbasan dhe dy pasaporta të tjera një në vitin 2003 dhe një në vitin 2007.

Si u krye falcifikimi
Nga hetimet e kryra në Zyrën e Gjëndjes Civile Elbasan, rezulton se në këtë zyrë figuron e rregjistruar akoma shtetasja Manushaqe Lezi dhe u administrua dhe çertifikata e lindjes. Rezulton se shtetasit Shefqet Vreto dhe Manushaqe Lezi së bashku ishin shpallur në kërkim për kryrjen e veprës penale të vrasjes në bashkëpunim dhe ishte dënuar me 25 vjet burgim. Kjo shtetase ka vuajtur dënimin nga viti 1989 deri në vitin 1997 kur është larguar nga burgu si rezultat i trazirave të vitit 1997 dhe nuk ishte kthyer më. Meqënëse figuronte e shpallur në kërkim, nëpërmjet të dhënava fiktive dhe përdorimit të dokumentave të fasllsisfikuara shtetasja Manushaqe Lezi me vendimin nr. 268 të 12 shkurtit 2003, ardhur nga Korça është rregjistraur në Njësinë Bashkiake nr.7 me emrin Elena Kinolli dhe ajo më pas është pajisur me pasaportë në vitin 2003 dhe vitin 2007 si dhe më pasaportë biometrike me nr. BE0257306, e sekuestraur në cilësinë e provës materiale.

Nga akti i zyrës civile bashkia Korcëc nuk figuron familja Kinolli e rregjitruar në rregjitsrat themeltarë të qytetit të Korçës, nr.5/47 viti 1974 e në këtë numër figuron e rregjistruar familja Foto Zhidro. Po kështu nga Zyra e Gjëndjes Civile Njësia 7, Elbasan informon se familja Kinolli është rregjistruar tek kjo njësi duke përdorur një çertifikatë të lëshur nga bashkia Korçë sipas regjistrit themeltar Themistokli Germenji nr. 3-21-57 viti 1974.

Vendimi i gjykatës
Lidhur me këtë çështje gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me 6 muaj burg shtetasen Manushaqe Elezi. Kjo e fundit gjatë procesit hetimor dhe atij gjyqësor ka pranuar autorësinë e krimit. Ky është dënimi i dytë për Manushaqe Elezin, pasi një vendim tjetër me 25 vite burg është vendosur për të nga gjykata e Elbasanit, për akuzën e vrasjes së burrit të saj në Gramsh.
 
Një muaj më parë, gjykata dënoi me 9 muaj burg burrin
Rreth një muaj më parë gjykata e Tiranës dënoi me 9 muaj për të njëjtën akuzë, bashkëshortin e Manushaqe Elezin, shtetasin Shefqet Vreto, i cili fshihej me emrin Kristaq Kinolli. Nën këtë emër, Vreto ka mundur të qëndrojë për disa vite i fshehur në Selanik dhe më pas të regjistrohet së bashku me gruan e tij në njësinë bashkiake nr. 7 në Tiranë, duke u paraqitur si person që vinte nga qyteti i Korçës. I pandehuri si në hetim dhe në gjykim nuk ka qenë i pranishëm e për rrjedhojë nuk ka dhënë shpjegime rreth saj për të kuptuar qëndrimin e tij rreth akuzës. Nga shqyrtimi në tërësi i akteve që ndodhen në fashikullin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Shefqet Vreto gjykata krijon bindjen e plotë se i pandehuri Shefqet Vreto  është autor i veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 189/1 i K. Penal. Me veprimet e tij aktive i pandehuri Shefqet Vreto ka cenuar marrëdhënien juridike të mbrojtur në mënyrë të posaçme nga Kodi Penal për të siguruar rregullueshmërinë e lëshimit dhe të përdorimit apo saktësinë e këtyre dokumenteve nga veprime të kundërligjshme.
 

 Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër