ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg në total për Erjon Llapushin, i cili vrau në Elbasan një kamarier pas sherrit për një tavolinë.
Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.
Gazment Kurmaku, 57-vjeç u vra për arsye banale, për një tavolinë që ishte rezervuar. Ai u vra nga Erjon Llapushi, 33 vjeç, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.

Erjon Llapushi akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje" ndërsa Luan Dulellari akuzohet se mozkallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.
SI.E./Shqiptarja.comKomente


Qenkan keputur! Duhej burgim i perjetshem.
Përgjigju