Vranë 18 vjeçaren në Ferizaj për të fshehur veprën penale të përdhunimit, Apeli kthen për rigjykim dosjen Dardan Krivaqës dhe bashkëpunëtorit të tij

Vranë 18 vjeçaren në Ferizaj për të fshehur veprën penale të përdhunimit, Apeli kthen për rigjykim dosjen Dardan Krivaqës dhe bashkëpunëtorit të tij

Dardan Krivaqa

KOSOVË- Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e gjykatës Themelore të Ferizajt kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut të cilët ishin dënuar për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021, duke e rikthyer kështu çështjen për rigjykim.

Në gusht të vitit 2023, Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit ndërsa Sejdiu me 15 vite burg për ndihmë në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

Sot Apeli miratoi ankimin e avokatëve mbrojtës të të pandehurve të cilët pretendojnë se ka pasur shkelje proceduriale gjatë gjykimit. Ndërsa të akuzuarit do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

“Kolegji i shkallës së dytë, ka ardhur në përfundim se në këtë çështje penale, aktgjykimi përmban shkelje esenciale nga dispozitat e procedurës penale, pasi që mungojnë arsyet për faktet vendimtare të cilat janë thelbësore për vërtetimin e përgjegjësisë penale të akuzuarve, për çka gjykata e shkallë së dytë ka dhënë udhëzimet konkretet të cilat do të duhet të eliminohen në fazën e rigjykimit, nga gjykata e shkallës se parë”- njoftoi gjykata.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021 në banesën e tij, e kishte detyruar Marigona Osmanin të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e keqtrajtuar në forma të ndryshme. Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë vrarë Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore