KRUJË - Prokuroria kërkoi hetimin në gjendje të lirë të dy vëllezërve të dyshuar për vrasjen e fqinjit të tyre Indrit Ndoj në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur më 21 tetor 2022. Kërkesa e akuzës u mbështet nga gjyqtarja e Krujës Konstandina Kuro e cila vendosi që Sajmir dhe Landi Miri të mos hetohen më në masë arresti me burg por të jenë të lirë me detyrimin për tu paraqitur në gjykatë.
34-vjeçari Indtrit Ndoj kishte thyer masën e arrestit shtëpiak, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pranë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Sipas autopsisë, i riu humbi jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë. Gjatë gjithë fazës së hetimit, vëllezërit e arrestuar kanë mohuar të jenë autorë të vrasjes.
Ata u vunë në pranga pasi trupi i 34-vjeçarit u gjet i pajetë buzë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Sipas autopsisë, i riu humbi jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë.
Trupi i pajetë i viktimës u gjet më 21 tetor 2022 në një kanal nga familjarët e tij teksa po shkonin në punë. Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës.