Vranë ish-bankierin italian në sy të gruas, teksa po tërhiqte para nga bankomati në Lecce, burg për jetë për 32-vjeçarin shqiptar dhe bashkëpunëtorin e tij
Paulin Mecaj dhe Giovanni Caramuscio me bashkëshorten
ITALI- Janë dënuar me burgim të përjetshëm Paulin Mecaj, 32-vjeç dhe Andrea Capone, autorë të krimit të rëndë që tronditi Leccen 1 vit më parë më 16 korrik. 32-vjeçari Mecja dhe bashkëpunëtori i tij italian vranë në sytë të gruas së tij një ish-bankier, teksa ishte duke tërhequr para nga një bankomat, ai ishte Giovanni Caramuscio, 69-vjeç.
Ata u shpallën fajtor ditën e sotme nga gjykata për akuzat e vrasjes me dashje, grabitjes me pasoja të rënda dhe armëmbajtje pa leje.
Në seancën e kaluar prokurori kishte kërkuar dënimin maksimal për autorin e krimit Meçaj, ndërsa për Capone, i konsideruar bashkëpunëtor i tij, ishte kërkuar dënimi me 22 vjet. Për Mecaj dhe Capone, gjyqtarët e Gjykatës Penale të Lecces urdhëruan izolim ditor për 1 vit.
Të dy u dënuan gjithashtu që të pagojnë dëmshpërblim veçmas në favor të të afërmve të Caramuscio, të cilët ngritën një padi civile. Mecaj dhe Capone gjatë procesit gjyqësor fillimisht me një letër dhe më pas verbalisht në sallën e gjyqit i kanë kërkuar falje familjes së viktimës.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 16 korrikut në Lequile, Lecce. Giovanni Caramuscio, 69-vjeç u ekzekutua në sy të gruas së tij. Kamerat e sigurisë në zonë kishin filmuar të gjithë ngjarjen e cila nisi si një grabitje. Autorët kishin qenë të maskuar me maskë antiCovid.
Falë një dëshmitari, u verifikua që një nga vrasësit, 28-vjeçari italian Andrea Capone, kishte shkuar në një pus pranë bankës me një qese plastike në dorë. Pastaj ai u pa pasi u kthye duarbosh. Karabinierët arritën të gjenin brenda pusit të treguar një çantë me një seri rrobash brenda që doli të ishte, nga krahasimi me imazhet e sistemeve të mbikëqyrjes video, ato të përdorura gjatë grabitjes që përfundoi tragjikisht në vrasje.
Capone u identifikua nga xhupi i errët me mëngë të gjata të cilin natën e vrasjes e hodhi në një pus dhe u gjet më pas nga forcat zjarrfikëse. Toka në të cilën ndodhet pusi ishte përballë shtëpinë e të 32-vjeçarit.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare
26 Janar, 08:59
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22