KOPLIK - Dy ditë pas vrasjes në detyrë të një efektivi të policisë në Malin e Zi, Report Tv këtë të martë ishte në banesën e familja Hasanaj në fshatin Kamicë në Malësinë e Madhe. Nëna 67-vjeçare Nure, dhe dy djemtë e saj Luan dhe Lulëzim Hasanaj, 43 dhe 49 vjeç, u arrestuan dy ditë më parë nga autoritetet malazeze pasi Luani qëlloi me plumb në kokë policin Milutin Lekoviç, 41 vjeç. Shtëpia e tyre në fshat është e braktisur, e gjithçka ka mbetur janë vetëm rrjetat e merimangave që kanë gjetur "strehë" në këtë shtëpi të rrënuar. Aty janë ende orenditë shtëpiake, dera është e kyçur por nga dritaret, brenda banesës gjithçka duke normale. Nga ajo që mund të kapi kamera, në shtëpi shihet një televizor i vendosur mbi një tavolinë në korridor si dhe një tavolinë tjetër mbështetur në mur që më shumë mundësi familja Hasanaj ushqehej. Banorët e zonës shfaqen të rezervuar për t ëkomentuar mbi ngjarjen e rëndë u u përfshi familja shqiptare. Thonë se umë pak komunikim kanë patur me ta, ndërsa i shihnin shpesh herë që ikin dhe vinin.

Një banor që thotë se ka edhe lidhje gjaku të largëta me ta, shprehet se i ka respektuar gjithmonë dhe i njihte si familje të qetë por që në vitin '97 nuk kanë komunikuar më me ta.

"Kemi 20 vjet që nuk merrna me ta. Nuk kemi punë me ta. Vetëm që kalojnë rrugës. Janë rrethanat vetë që na ka çuar. Për ne, varet se si i kanë pas punët. Se pas viteve '90 janë qenë familje, por pas '90 i kanë punët e tyre. Ata kanë punën e vet ne tonën. Shkojnë vijnë, shkojnë vijnë. Nuk kemi pa polici. Që në 97 e këtej nuk kemi komunikuar me ta. Ne i kemi përkrah, por pas atyre viteve nuk merrna me ta" tha banori.

Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë malazeze, Luan Hasanaj në vitin 2018 ishte përfshirë së bashku me vëllain e tij Lulëzimin në plagosjen e një personi. Ngjarje për të cilën ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Banorët thonë se e mbajnë mend këtë ngjarje dhe thonë se sherri ka nisur për disa tulla dhe më pas përfundoi në përplasje fizike, por kishte mbetur me aq.

"Kam qenë në emigrim dhe nuk kam jetuar këtu. Gjynah për çdo gjë. Nuk di gjë. Kam qenë 15 vjet në Itali dhe nuk di gjë. Punë fëmijësh kanë qenë zënë në 2018, për një banesë për dy tre tulla. Po rrihen të mëdhenjtë. Janë sjellë shumë mirë. Nuk është respekti që ka qenë më parë. Nuk e di " tha një banor.

"Sa kanë qenë këtu kanë qenë të mirë. Pastaj nuk e di. Kur nuk ke kontakt me ta nuk e di. Komshiun e njeh", - tha një banor tjetër.

Ambientet e banesës së autorëve të vrasjes së policit malazez

1576576040_banesashkoder.jpg

Shtëpia e autorëve të vrasjes së policit malazez

Detajet për vrasjen e policit

Mediat malazeze kanë zbuluar sot, se 43-vjeçari shqiptar pasi qëlloi me armë oficerin e policisë Milutin Lekoviç, u përpoq të vriste kolegun e tij, Aleksandër Kilibard, por arma e tij u bllokua.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në qytetin bregdetar Igalo rreth 5 km larg kufirit kroat.

Nure Hasanaj dhe dy djemtë Luan dhe Lulëzim Hasanaj, dyshohet të kenë kaluar në këmbë kufirin nga Kosova për në Mal të Zi. Ata janë ndaluar nga autoritetet e kufirit për shkak se ishin pa dokumente identifikimi, ndërsa në momentin e ndalimit kanë thënë se janë nga Kosova. Të tre janë marrë me një makinë policie për t'u shoqëruar në komisariatin e Policisë së Herceg Novit. Pasi u vendosën në sediljen e pasme të makinës së policisë, tre shqiptarët shkëmbyen disa fjalë në shqip, dhe më pas Luani ka nxjerrë nga një qese, të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë policin Lekoviç në pjesën e pasme të kokës. Por ata nuk janë mjaftuar me kaq. Pasi kanë vrarë policin, nëna e moshuar me dy djemtë kanë dalë nga makina dhe kanë vrapuar të kalojnë në këmbë kufirin kroat. Ata u arrestuan pas një shkëmbimi zjarri me policinë në vendin e quajtur Fusha e Sutorinit, teksa tentuan të kalonin në Kroaci. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur në dorë edhe Luan Hasanaj, autori i vrasjes së policit.

Sipas mediave malazeze kur nëna me dy djemtë e saj u rrethuan nga policia, Luan Hasanaj tërhoqi armën dhe qëlloi makinën, pavarësisht paralajmërimeve të policisë. Në këtë moment policia e qëlloi në dorën ku mbante armën, duke e bërë atë të paaftë për të vijuar shkëmbimin e zjarrit, çka solli edhe arrestimin  e tij.

Nëna dhe dy djemtë akuzohen për veprat penale, vrasjen e një efektivi policie, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje  kalim i paligjshëm i kufirit.