Vranë policin Ibrahim Basha në
Lazarat, prokuroria jep pretencën

Vranë policin Ibrahim Basha në<br />Lazarat, prokuroria jep pretencën
TIRANE-U arrestuan dy vite më parë për vrasjen e efektivit të forcave speciale Ibrahim Basha në Lazarat, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon tre burgime të përjetshme dhe 162 vite burg për 11 të dyshuarit si pjesëtarë të këtij grupi.

Ndër të arrestuarit e këtij operacioni ishin dhe vëllezërit Arbjon e Alban Aliko të cilët bënë rezistencë dhe prangosja e tyre u bë 4 ditë pas vrasjes së policit.

Të rinjtë e këtij grupi ishin të gjithë nga fshati Lazarat dhe sipas hetimeve rezultoi se në krye ishte Arbjon Aliko për të cilin kërkohet burg përjetë.

Pas 18 seancash gjykimi prokuroria mbylli hetimet për ta duke kërkuar dënimet me burg ndërsa vendimi nga trupa gjykuese e drejtuar nga Luan Hasnezi do të jepet javën e ardhshme pasi të realizohet dhe mbrojtja.

Në rast të gjetjes fajtorë e dënimit nga gjykata, 11 të arrestuarit përfshi dhe 3 për të cilët kërkohen burg përjetë përfitojnë ulje dënimi me 1/3 e dënimit.

Dënimet për të pandehurit “Lazrati 2”

-Arbjon Aliko Burg përjetë

-Alban Aliko 35 vite burg

-Bajram Bocia Burg përjetë

-Elvis Bocia Burg përjetë

-Elson Kazma 35 vite burg

-Xhuljo Malo 10 vite burg

-Klodian Selimi 10 vite burg

-Oltian Proko 18 vite burg

-Dervish Gaba 18 vite burg

-Ruhan Hiraj 18 vite burg

-Iljaz Xhaferraj 18 vite burg

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij