Korçë- Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Arben Nazifin, 56 vjeç, Emiljano Nazifin, 30 vjeç dhe Edison Nazifin, 30 vjeç (xhaxhai dhe dy nipërit), autorë të vrasjes së 56-vjeçarit, Novruz Fiqi pas sherrit për mbledhjen e kanoçe.
Siç raporton gazetarja Iris Rezhda për Shqiptarja.com dhe Report Tv xhaxhai dhe dy nipërit e tij do të qëndrojnë në burg për 45 ditë, deri në momentin që do të dalin përgjigjet e ekspertizës mjekoligjore për viktimën.
Ngjarja
Novruz Fiqi është gjetur i pajetë nga i vëllai pak ditë më parë. Policia arriti në konkluzionin se vdekja i erdhi si pasojë e dhunës së ushtruar nga miku i tij Arben Nazifi dhe dy nipërit e tij, me të cilët mblidhte kanoçe.
Pasi është rrahur Novruz Fiqi ka shkuar në banesën e tij në gjendje të alkoolizuar. Fakt ky, që është vërtetuar edhe nga fqinjët, të cilët shprehen se Fiqi ka qenë konsumator i rregullt i alkoolit. 56-vjeçari jetonte së bashku me të vëllain e tij në një banesë në Korçë.