Vranë të atin në banesë, Ja si e tregoi ngjarjen në prokurori Hygerta Meta

Vranë të atin në banesë, Ja si e tregoi ngjarjen në prokurori Hygerta Meta

1708948420_hygertameta.jpg

Foto: Hygerta Meta

Pasi policia gjeti trupin e groposur të Pëllumb Metës dhe predhën ka rimarrë në pyetje Hygerta Meten, 19 vjeçaren  e cila ka ndryshuar dëshminë e dhënë para se të gjendej trupi. Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë kur merrte përsipër vrasjen, tani thotë se ka qenë i vëllai që e ka ekzekutuar ndërsa ajo është marrë me mbështjelljen e kufomës. Por kjo dëshmi bie në kontradiktë me atë që ajo deklaroi sot në gjykatë ku dhe mori përsipër vrasjen. Duke i qëndruar versionit të parë të dëshmisë para se të gjenin kufomën e të atit të groposur.

Në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetasja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin.

 Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që ju krijonte duke i fyer e i bullizuar menduan ta vrsinin atë. Ditën e shtunë datë 10.02.2024, rreth orës 15.00, kur babai ka ardhur në banesë ka filluar të konfliktohet me të vellane. Më pas babai është shtrirë duke pushuar në një divan të kuzhines, e Hyseni ka marre armën pistoletë TT të cilën në banesë e ka pas sjellë i ati, dhe me të në dorë ka hyrë në kuzhinën ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër herë.

Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve nuk kanë qenë të pranishme vëllai i vogel Amaridlo dhe as mamaja Blerina. Më pas vëllai ka dalë nga banesa duke e lënë kufomën aty, e ajo ka vijuar më pas me sistemimin e kufomës duke e lidhur atë me lidhëse në këmbë e në duar, duke e fashuar e vendosur dhe në një carcaf të zi. Ka gjetur katër gëzhojat dhe i ka lënë sipër tavolinës në cep. E ka mbështjellë kufomën me plasmas të zi dhe e ka lënë në divan, ku gjatë mbështjelljes ka harruar në trupin e viktimës dhe një palë gërshërë. 

Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogel pasi kanë ardhur në banesë, ku e ëma ka ngelur e tronditur nga ajo qe kishin bërë.  Në mbremje dy vëllzërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe më pas dhe me armën dhe gëzhojat. Po ashtu dy vëllezërit kanë larguar dhe makinën nga banesa. Te nesërmen ajo ka parë që tek kasollja ishte lëvizur dheu dhe ka mësuar se aty ishte varrosur kufoma. Vendit përsipër i ka hedhur disa pllaka betoni dhe kashte që të mos dukej vendi i gërmuar nëse vinte për kontroll policia. Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait.
Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsiprr fajësine e autorësinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë.


Lajmi kryesor:

Fëmijët vranë të atin në Durrës/ Pëllumb Meta u ekzekutua me 3 plumba: 1 në kokë, 2 në gjoks! Predha ishte fshehur në divan, kamerat zbuluan lëvizjet


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë