-
Vrasja e Pëllumb Metës/ Dy djemtë kërkuan detyrim paraqitjeje, Apeli i lë në burg
Lihen në burg dy djemtë e Pëllumb Metës, i vrarë më 10 shkurt. Hysen e Amarildo Meta kishin ankimuar masën arrest me burg në Gjykatën e Apelit, por kërkesa e tyre u rrëzua. Hygerta nuk ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës arrest me burg, ndërkohë që ajo ka marrë përsipër krimin.
2 Prill 2024, 10:29 -
Shenjat e gishtave iu gjetën në pistoletë, djali i vogël i Pëllumb Metës: S’e vrava unë babanë, por Hygerta! I ndihmova të fshehin makinën
Djali i vogël i Pëllumb Metës mohon të ketë lidhje me vrasjen e të atit. Pasi gjurmët e gishtërinjve u gjetën në armën me të cilën u vra Pëllumb Meta, ai thotë se babanë e ka vrarë Hygerta, ndërsa ai i ka ndihmuar vetëm të fshehin makinën.
12 Mars 2024, 11:00 -
Kush e vrau Pëllumb Metën? E tërë familja në poligon, Hygerta e aftë të qëllojë, Report Tv siguron foton! Gjurmët e gishtave të djalit të vogël në armën e krimit
Prova të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij. Në armën e krimit janë gjetur gjurmët e djalit të vogël. Sakaq ka rënë alibia se vajza nuk është e aftë të kryejë vrasje. Nga prova në poligon rezulton se 19-vjecarja mund të kryejë qitje me pistoletë.
11 Mars 2024, 10:05 -
'Eni milioneri, 1 milion dollarë!' Tre fëmijët në Durrës vranë të atin, fejesa me shkuesi s’është bindëse! Shkak dyshohet pasuria! Pëllumb Meta kishte 12 dynym tokë
Një tjetër pistë po hetohet lidhur me krimin makabër të ndodhur pak ditë më parë në Durrës ku tre fëmijët u arrestuan për vrasjen dhe groposjen e të atit në kasollen e lopës. . Burime nga grupi hetimor thanë se pasuria e Pëllumb Metës mund të ketë qenë shkak për konfliktet, jo vetëm dhuna në familje apo fejesa e vajzës me shkuesi.
4 Mars 2024, 12:29 -
Mister kush e vrau babanë në Durrës, Hygerta Meta do dërgohet në poligon qitje për shkrepjen e armës
Për të zbuluar misterin se cili nga fëmijët qëlloi për vdekjen babanë, Pëllumb Metën në Shënavlash, policia e Durrësit do të vendosë në provë 19-vjeçaren Hygerta Meta e cila këmbënguli në gjykatë se ajo e vrau të atin.
2 Mars 2024, 16:26 -
‘Ishte njeri autoritar’, merret në pyetje vajza e madhe e Pëllumb Metës që u vra nga 3 fëmijët e tij! Report Tv zbardh dëshminë në polici
Vajza e madhe e Pëllumb Metës, 50 vjeçarit që u vra nga 3 fëmijët e tij dhe u gropos në oborrin e shtëpisë në Shënavlash të Durrësit, ka dhënë dëshminë në polici lidhur me ngjarjen që tronditi vendin ditë më parë.
29 Shkurt 2024, 22:21 -
Vrasja e Pëllumb Metës, gazetari: Bashkëshortes së tij do t’i bëhet ekspertizë, dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor
Për shkak të kthjelltësisë që ka në rrëfimin e bërë për vrasjen e bashkëshortit Pëllumb Meta nga 3 fëmijët e saj, Blerina Metës do t’i bëhet një ekspertizë pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
26 Shkurt 2024, 21:26 -
Fëmijët vranë të atin në Durrës/ Pëllumb Meta u ekzekutua me 3 plumba: 1 në kokë, 2 në gjoks! Predha ishte fshehur në divan, kamerat zbuluan lëvizjet
Tre plumba i kanë marrë jetën 49 vjeçarit Pëllumb Meta pasditen e 10 shkurtit brenda në një dhomë në banesën e tij në Shënvlash të Durrësit. Në dosjen që Report Tv disponon, referohet se më 18 shkurt, pra në ditë pasi makina ishte gjetur në sektorin Rinia thuhet se policia kishte informacione policore “që familjarët e viktimës kishin kryer veprime për zhdukjen e viktimës dhe legjendimin e saj si largim nga banesa“
26 Shkurt 2024, 11:40 -
Ekzekutuan të atin, fëmijët ndryshojnë dëshminë në gjykatën e Durrësit! Hyseni: E vrau motra! Hygerta e pranon! 3 ditë para i kishte kërcënuar me vdekje (Video)
Tre fëmijët që vranë babanë në Shënavlash të Durrësit, pa shenja pendese rrëfyen krimin horror në gjykatë. Hygerta Meta pretendon se ka qëlluar me pistoletë të atin, ndërsa më herët krimin e kishte marrë përsipër vëllai i madh. Pavarësisht dëshmive kontradiktore, prokuroria tha se do mblidhen prova të reja për autorin e dyshuar, Hysen Meta. Ndërsa Hygerta dhe Amarildo akuzohen si bashkëpunëtorë në krim.
26 Shkurt 2024, 08:07 -
Tre fëmijët vranë të atin në Durrës, sociologu Tushe: Makabritet i pajustifikueshëm! Mund ta kishin denoncuar nëse ishte i dhunshëm
Sociologu Gëzim Tushe në një lidhje ‘skype’ për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu ka komentuar ngjarjen e rëndë të zbardhur së fundmi në Durrës ku 3 fëmijë u arrestuan për vrasjen e babait të tyre 50 vjeçar Pëllumb Meta.
24 Shkurt 2024, 17:38 -
Vrasja e 50 vjeçarit në Durrës nga fëmijët e tij, ish-myftiu, Gurra: Përtej ekstremit! Ka dështuar i gjithë zinxhiri i shoqërisë
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv reagoi për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit ku 2 vëllezër dhe motra e tyre u arrestuan për vrasjen e babait 50 vjeçar, ndërsa e ëma u vu nën hetim.
23 Shkurt 2024, 19:38