Vendi ynë do të ndikohet nga vranësira dhe reshje shiu në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që mbrëmja pritet të përmirësoje gradualisht kushtet atmosferike.
Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm ku vranësirat e shpeshta mbizotërojnë të gjithë republikën e Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke sjell reshje shiu në vendin tonë. Herë pas herë në zonat verilindore do ketë dhe rrebeshe afat shkurtra. Por mbrëmja dhe nata përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në një pjesë të mirë të territorit megjithëse shirat mbeten të izoluar në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet e detit Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme mbi Gadishullin Iberik dhe vendet e Europës Lindore. Ndërsa vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë shira do të kët pjesa më e madhe e Europës. Më problematike situata do jetë në Ishujt Britanikë pasi shirat do jenë të rrëmbyeshëm shoqëruar me stuhi ere.