Pjesa e parë e ditës në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë-pas herëshme. Por, sipas MeteAlb, pas mesditës pritet zhvillim i vranësirave në ekstremin jug-juglindje duke sjellë reshje të pakta shiu. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim gradual të motit duke bërë që i gjithë vendi të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C mëngjesi në juglindje deri në 31°C mesdita në zonat qëndrore.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtesi 35 km/h, nga drejtimi kryesisht Verior-Veriperëndimor ndërsa në det krijohen dallgë 2 ballë.