Vranësira e shtrëngata, temperaturat shënojnë deri në 34 gradë celsius! Moti për sot

Vranësira e shtrëngata, temperaturat shënojnë deri në 34 gradë celsius! Moti për sot

Foto ilustruese

Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës.

Reshje të herëpashershme shiu prej orëve të mesnatës përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Hera-herës shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në orët e pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 6-10m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 15 deri 31°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 16 deri 32°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 20 deri 34°C

Faleminderit që na ndiqni!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Masakra në shkollën e mesme të Xhorxhias, arrestohet babai i 14-vjeçarit! I bleu pushkën të birit si dhuratë për Krishlindje

Masakra në shkollën e mesme të Xhorxhias, arrestohet babai i 14-vjeçarit! I bleu pushkën të birit si dhuratë për Krishlindje