Moti ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).
Në këtë mënyrë moti parashikohet kryesisht i kthjellët e me vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore dhe kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa hera-herës ajo pritet të bëhet relativisht intensive deri dhe në 14m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 12 / 24 °C
në vendet malore: 8 / 17 °C