Rreth 400 vrapues nga vendi, trojet shqiptare, por edhe bota u bënë bashkë në maratonën “Vrapojmë për Pavarësinë” në Vlorë.

Pavarësisht reshjeve të shiut, maratona e kthyer tashmë në traditë në çdo fund nëntori në qytetin bregdetar, u mbajt në 3 gara, 5, 10 dhe 21 kilometra.

Trimfues i garës së 21 kilometrave ishte ukrainasi Bogdan Simonoviç.

Sportistët pjesëmarrës, e quajtën një garë emocionuese.

“Kam ardhur nga Lugina e Preshevës. Ka qenë një aktivitet super.“

“Ishte garë shumë e bukur, minutat e para ishin me shi, por itinerari ishte fantastik.”

“Është një emocion shumë i bukur. I vështirë për shkak të motit, por e bukur dhe emocionuese.”

Ndërsa aktiviteti u përshëndet edhe nga Kryetarja e Bashkisë, Brunilda Mersini.

Ky është viti i pestë që maratona “Vrapojmë për pavarësinë” mbahet në Vlorë.

Edhe në bregdetin e Darëzezës në Fier, në kuadër të festave të 28–29 Nëntorit, kalorës nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës organizuan një aktivitet sportive, garën me kuaj.
Vija bregdetare e plazhit të Darëzezës është kthyer shpeshherë në pistë të aktiviteteve të ndryshme sportive.