Rreth 400 vrapues nga vendi, trojet shqiptare, por edhe bota u bënë bashkë dje në maratonën “Vrapojmë për Pavarësinë” në Vlorë.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamja nga maratona, ku thekson se ky aktivitet përmbylli festimet e Pavarësisë në Vlorë.

“Mirëmëngjes dhe me energjinë e maratonës që përmbylli festimet e Pavarësisë në Vlorë, ju uroj dhjetor të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Pavarësisht reshjeve të shiut, maratona e kthyer tashmë në traditë në çdo fund nëntori në qytetin bregdetar, u mbajt në 3 gara, 5, 10 dhe 21 kilometra.

Trimfues i garës së 21 kilometrave ishte ukrainasi Bogdan Simonoviç.