Për të gjashtin vit radhazi këtë të dielë është zhvilluar në Tiranë maratona “Vrapo për fëmijët”, një nismë kjo e cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve për t'ju ardhur në ndihmë fëmijëve shqiptarë, nga zona të ndryshme të vendit, të diagnostifikuar me kancer e që trajtohen në spitalin Pediatrik në QSUT në Tiranë. 

Nisma e mbështetur nga fondacioni “Vodafone Albania”, ka gjetur mbështetjen e qytetarëve të shumtë shqiptare, por edhe shtetasve të huaj që jetojnë e punojnë në vendin tonë. 

Gara u zhvillua përgjatë trajektores: nga sheshi “Nënë Tereza”, tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” e deri tek parku i Liqenit Artificial të Tiranës. 

Që të bëhej gjithëpërfshirës, ky aktivitet është konceptuar si një festë sportive, me kushte të pështatshme për çdo pjesëmarrës. 

Aty u ofruan tre kategori distancash garimi, specifikisht 10KM vrap, 5KM vrap dhe 5KM ecje sportive dhe e lirë.

Per secilen kategori u përzgjodhën tre me të mirët, të cilët moren edhe cmimet përkatëse, 

Albi Greva drejtor i fondacionit “Vodafone Albania” kishte një mesazh për pjesëmarrësit në këtë garë.

Projekti “Vrapo për fëmijët” ka lindur si përgjigje ndaj nevojave të fëmijëve jetimë e të varfër, të prekur nga sëmundja e kancerit për seanca kimioterapie intensive.

[gallery]20005[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com