Një vrasës shqiptar me një këmbë, i pretendon se është azilkërkues nga Kosova, më në fund do të dëbohet nga Britania e Madhe pas 14 vitesh që jeton si lypës. Saliman Barçi, 41 vjeç, i cili ka kryer një vrasje brutale të dyfishtë 20  vite më parë, është urdhëruar nga një gjykatë në Londër që të ekstradohet në Shqipëri, raporton “Daily Mail”.

Në vitin 1997, babai i tre fëmijëve akuzohet se ka vrarë Përparim Ibrahimin dhe Artur Gjokën në qytetin e Burrelit. Ai i ka futur në kurth dy të rinj duke u thënë se kishte 6 milionë lekë.