Vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj mbërrin në Rinas, Balla: 78 ekstradime për vitin 2023, i japim fund pandëshkueshmërisë

Vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj mbërrin në Rinas, Balla: 78 ekstradime për vitin 2023, i japim fund pandëshkueshmërisë

1704022747_rubensaraiva.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas mbërritjes në Rinas të portugezit Ruben Saraiva, autori i dyshuar i vrasjes së Ardian Nikulajt.

Balla thekson se vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.

Ndalur në shifra, ministri thotë se gjatë vitit 2023 janë realizuar 78 ekstradime drejt Shqipërisë.

"Falë mbështetjes së fortë të Interpol me të cilët po punojmë çdo ditë për gjetjen e personave në kërkim si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, sapo u përmbyll në Aeroportin “Nënë Tereza” ekstradimi i shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë.

Realizimi i këtij ekstradimi, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kemi një marrëveshje ekstradimi, na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.

Përgëzime Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Interpol Tirana dhe djemve të palodhur të RENEA për realizimin e 78 ekstradimeve drejt Shqipërisë gjatë këtij viti që përmbyllim sot. Pres më shumë në Vitin e Ri 2024", shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekstradohet në Shqipëri vrasësi i biznesmenit! Pamjet kur mbërrin në Rinas


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve