Shtyhet seanca e parë në gjyqin e themelit ndaj vrasësit të grave Dan Hutra. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një anëtareje të trupit gjykues.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, dëgjohet Hutra teksa i flet gazetarëve të lënë drejtësinë të bëjë punën e saj dhe të mos gënjejnë.
Sakaq, ai i drejtohet dhe gazetarit Arsen Rusta teksa i thotë se nuk duhet të flas pa baza.
'Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. O Arsen ti mbahesh nga gazetarët më të mirë, nuk flet pa baza', është dëgjuar të thotë Dan Hutra në gjyq.
40-vjeçari Dan Hutra, është në pritje të gjykimit për masakrën e 1 marsit 2023 ku brenda pak orëve ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën “Besëlidhja”, Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar pasi ka vrarë me armë ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e goditi dy herë me thikë në zemër e mëlçi.
G.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21