Vrau 3 gra për 1 orë, skenari ishte planifikuar që në burg! Dan Hutra: Kisha 4 objektivë! Marjanën do ta prisja në fyt! Tek ish-vjehrri dhe vëllai i Kurtit më dolën femra

"Më lini të vras dhe një e do ta mbyll". Kështu mësohet të ketë thënë në momentin e arrestimit Dan Hutra, autor i vrasjes së 3 grave dhe i plagosjes së 3 të tjerave brenda 1 ore në Tiranë. Pas 7 orësh në arrati, 40-vjeçari u prangos në kodrat e Sharrës ku kishte plan të vriste edhe tjetër person, Rrahman Selën që e bënte fajtor për vdekjen e të atit.

Skenarin për masakrën që kishte planifikuar që në ambientet e burgut për ta vënë në zbatim sapo të dilte nga qelia, Dan Hutra e kishte bërë për 4 persona, babain e Elena Hysës, vëllain e Vladimir Kurtit dhe Marjana Gurakuqin dhe personin që i kishte siguruar armën vrasësit të të atit 23 vite më parë.

Këto janë zbuluar nga dëshmia e tij tronditëse që zbulon se si e bluante prej kohësh masakrën që kreu dje në Tiranë, por për shkak se nuk gjeti shënjestrat, qëlloi familjarët. Për Marjana Gurakuqin, 40-vjecaren që mbeti e plagosur në Astir thotë se donte ta priste në fyt por ajo arriti të shpëtonte nga duart e Hutrës.

“Kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh”, mësohet të ketë thënë Hutra.

Ndërsa te familja e ish bashkëjetueses së tij në Paskuqan, donte të vriste ish vjehrrin por duke qenë se nuk e gjeti në banesë, qëlloi ndaj grave. Ai kishte qëllim t’i vriste të gjitha por i mbaruan plumbat pasi vrau Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun ndaj nisi të sulmonte me thikë.

Edhe kur shkoi në Kamëz, shënjestra e tij nuk ishte 31-vjecarja Etleva Kurti por vëllai i saj. Pas përplasjeve që ka pasur në burg me Vladimir Kurtin dhe e ka kërcënuar disa herë, Dan Hutra donte të hakmerrej tek i vëllai por se gjeti në shtëpi.

“U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar”, tha Hutra në dëshminë e tij.

Po ashtu mësohet se gjatë kohës që ishte në arrati, u ndalua në një lokal, piu ujë dhe kur në ekran u shfaq fotografia e tij, punonjësi reagoi. Në dëshminë e tij, Dan Hutra tha se nuk e vrau se i erdhi keq. Sipas burimeve nga policia, Hutra ishte i mirëarmatosur me municione, ndërsa ishte çështje kohe të qëllonte nëse nuk do të ishte vënë në pranga.

Skema si ndodhën vrasjet 
Në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën "Teodor Keko", në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjece, banuese në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). 

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. Theksojmë se për ngjarjen e parë të ndodhur në rrugën “Teodor Keko” Policia e Shtetit ka marrë njoftim në orën 13:40 minuta, nga një telefonatë në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pra pas ndodhjes së dy ngjarjeve të tjera.

Kush është Dan Hutra?
Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale! Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë", i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023. Këtu mësoni si u lirua ky monstër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Nga një hajdut pulash në vrasës serial/ Prokuroria e Durrësit kërkoi arrest me burg për vjedhjen e kryer nga Dan Hutra, por gjykata e liroi

1677691867_afafa.jpg

Krimi makabër i ndodhur ditën e djeshme mund të ishte parandaluar nëse Dan Hutra nuk do të ishte liruar nga gjykata e Durrësit pasi 40 vjeçari ishte arrestuar dhe akuzuar për vjedhje në këtë qytet. Pavarësisht se prokurori kishte kërkuar arrest me burg, gjykata e Durrësit vendosi ta lërë atë me masën ‘detyrim paraqitje’.

Rasti është rregjistruar në lagjen Nr.15 në Durrës, ku Hutra ka hyrë brenda një koteci, dhe ka filluar të kapë dhe të lidhë pulat me fije plastike. Por 40 vjeçari ka bërë vetëm 2 ditë burg për vjedhjen e kryer.

Duke u bazuar edhe në të shkuarën e tij kriminale, 40 vjeçari duhet të ishte mbajtur nën vëzhgim por diçka e tillë nuk ndodhi duke bërë që ai të realizonte planin e tij që rezultoi në vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Ora 14:11
U vra nga Dan Hutra, motra e ish bashkëjetueses së tij ishte ndarë nga bashkëshorti para se të lindte vajzën

1677762768_page.jpg

Edhe vajza e familjes Hysa, Mevlutja që mbeti viktimë pasi u qëllua mre breshëri kallashnikovi nga Dan Hutra ishte e ndarë nga bashkëshorti. Pak përpara se të sillte në jetë vajzën, e cila tashmë është 6 muajshe kishte shkuar të jetonte me familjen e vet.

Ndërkohë autori së bashku me motrën e Mevlutes kishin së bashku një djalë.

Ora 13:55
Dëshmia e plotë, Dan Hutra rrëfen gjakftohtë 'gjuetinë' e viktimave të tij: Do dorëzohesha vetë! Më dalloi dikush që isha unë po se vrava  

1677694553_finalprojekt.01182610.Still019.jpg

Dan Hutra që masakroi tre gra duke i lënë të vdekura në vend dhe plagosi tre të tjera, nuk ka qenë agresiv më policinë. Përkundrazi, pa asnjë rezistencë, kur i vunë prangat, u kërkoi ta linin të vriste dhe një person tjetër.

Dan Hutra që shokoi opinioin, kur për 40 minuta vrau 3 gra, dhe 3 të tjera i plagosi por jo bebet e tyre, nuk befasoi shumë kur iu vunë prangat. Tetë orë nga masakra, ai u kap në rrethana akoma dyshuese, në kodrën e Vaqarrit, sipër shtëpisë së tij të vjetër, atje ku vrau gruan e parë në 2007. Sot aty jeton vetëm nëna e tij e moshuar.  “Më lini të vras dhe një e do ta mbyll”, u tha policëve.

Kishte në shënjestër një person, fqinj, të quajtur Rrahman Sela, të cilin e konsideronte përgjegjës për ikjen e të atit. Aty ndaloi edhe në një lokal, piu ujë dhe kur në TV u shfaq foto e tij, shitësi reagoi. “Nuk e vrava se më erdhi keq”.

“Kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh.”,  Dëshmon për sulmin e parë ku plagosi  në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, Marjana Gurakuqin, 40 vjece, në Astir. Vetë Marjana që nuk denoncoi menjëherë nga frika, është në gjendje të mirë në spital

‘Më pas shkova në Kodër-Kamzë, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë’,   Me Benz me targa AA 531 UK, me qira dhe rreth orës 12:35 minuta shkoi te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, plagosi Elena Hysën, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysën, 60 vjeçe,  vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe, motrën e Elenës, Hasime Dafkun 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të Elenës

‘Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij.

Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar’,  , Në Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ndaloi te banesa e familjes Kurti dhe vrau  Etleva Kurti, 31 vjeçe.  Në mbyllje të dëshmisë, Dan Hutra thotë: Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg.

Ora 13:47
Fqinji i Dan Hutrës: Është monstër! E kam rrahur se më vodhi furgonin! Dje kisha frikë të dilja, më duket se donte të më vriste mua

 

Fqinji i Dan Hutrës ka folur për mediat duke e quajtur "monstër" autorin e vrasjes së 3 grave dje në Tiranë ndërsa tregoi një histori se si e kishte rrahur kur i vodhi furgonin.

"Ka qenë monstër nga fillimi deri në fund. Njëherë ka qenë i fejuar me 2 goca tjera dhe e panë që është i dhunshëm dhe ikën. Pastaj përdhunoi kunatat e veta. I ka çuar nga liqeni dhe kur kanë ardhur në mëngjes ishin katandisur. Ka pas mbushur ujë te shtëpiat e mia. E kam pas rrahur njëherë. Më duket se ka ardhur të më vrasë mua. E kam rrahur se më bëri shumë dëm. Po bënin një darkë që ishte fejuar motra e vet. Ky monstra tha hajde ta çojmë në spital. E çuam dhe e solla prap këtu.

Më tha sa lekë bën. I thashë për spital është falas. E çova unë atje dhe atë natë më ka vjedhur furgonin. E zura dhe i futa një të rrahur. Nëna e saj ka ikur, më duket se jeton te vajzat. Vëllezërit kanë ikur. Mori një vajzë tjetër, e mbajti 2 muaj dhe ikën me qera te Fusha e Aviacionit dhe i futi thikën në zemër, e vrau.  Që prej asaj kohe ca nuk ka bërë. Ai duhet të rrinte brenda. Dje kisha frikë të dilja. Ka pasur gjithë veset e këqija, përdhunues, mashtrues", tha fqinji.

Ora 13:09
‘Vetëm 28 ditë që flinim bashkë, por ajo ishte 45 ditëshe shtatzënë’, zbulohet përse Dan Hutra dhunoi ish-bashkëjetuesen e tij në 2022-in

1677747677_a45b08cf7d4143fc92d07e77bbc0ba63.jpg

Pas arrestimit të tij në 2022-in nën akuzën e dhunës ndaj bashkëjetueses së tij, Dan Hutra e mohoi një gjë të tillë. Por gjatë shqyrtimit të të dhënave rezulton se ai kishte deklaruar se rezultonte që gruaja e tij ishte shtatzënë 45 ditëshe, ndërkohë që kishte vetëm 28 ditë që ndante shtratin me të. 

“Nga OPGJ është pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Dan Hutra, i i cili ka deklaruar se nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë fizike apo psikologjike ndaj shtetases Elena Hysa. Sipas tij ata kanë 28 (njëzet e tetë) ditë që kanë ndarë shtratin dhe sipas analizave, ecos rezulton se fëmija është 45 (dyzet e pesë) ditësh. Kjo është arsyeja që ajo është larguar nga banesa, pasi i ka kërkuar kohë për të njohur atësinë e fëmijës pas disa analizave të tjera, për qartësimin e situatës”-thuhet në dosjen e publikuar.
 

Ora 12:52
ILD: Ka nisur verifikimi për lirimin nga burgu të Dan Hutrës! Në përfundim do dalin me njoftim publik për gjetjet e raportit të verifikimit

1677694553_finalprojekt.01182610.Still019.jpg

ILD ka reaguar sërish për Dan Hutrën që u lirua nga burgu pas arrestimit për vrasjen e gruas së parë duke thënë se ka nisur verifikimi që nënkupton administrim shkresor që do analizohet nga inspektorë të ILD.

“Ne respekt te interesimit te disave prej ju qe herët sot, mbi rastin e individit Dan Hutra, po ju informoj se ka nisur verifikimi, që nënkupton administrim zyrtar shkresor, i cili më pas do analizohet nga inspektore te ILD-se. Pra një proces që do kohën e vet, por duke ndarë plotësisht ndjeshmërinë e lartë njerëzore të ngjarjes dhe sqarimin sa më parë të situatës në lidhje me përgjegjësitë disiplinore eventuale të cdo magjistrati, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka dhënë prioritet maksimal verifikimit të kësaj cështje dhe në përfundim do të dale dhe me një njoftim publik për gjetjet e raportit të verifikimit”, thuhet në njoftimin e ILD.

Ora 12:44
I konsideronte borxh shpenzimet për fejesën! Dan Hutra i zhgënjyer që nuk vrau dot ish-bashkëjetuesen e tij: Nuk e kreva dot misionin!

 

Vrasësi, Dan Hutra i cili kreu masakrën e djeshme në Tiranë, është shprehur i zhgënjyer pasi nuk kishte arritur të vriste ish bashkëjetueses së tij, Elena Hysa e cila u plagosur nga një plumb rikoshet dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se sapo është vënë në dijeni mbi faktin se ish bashkëjetuesja e tij nuk kishte vdekur, ka thënë se nuk kishte arritur dot të kryente misionin e tij. Dan Hutra nuk ka shfaqur pendesë, i donte të gjithë të vrarë dhe jo të plagosur.

Ai i konsideronte si borxh të gjitha investimet që kishte bërë për fejesën me Elena Hysën dhe kërkonte që këto para t’i ktheheshin. Ditën e djeshme pasi plagosi me thikë 40 vjeçaren në Astir, Dan Hutra shkoi në kodër Kamëz dhe kreu krimet makabër duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj të gjithë familjarëve të Elena Hysës.

 

Ora 12:01
Dalin pamjet, ja ku u kap Dan Hutra vetëm 7 orë pas krimeve makabër në Tiranë! Kishte shkuar për vrasjen e katërt, vetëm pak metra larg shtëpisë së të atit

 

Ky është vendi ku u kap Dan Hutra nga policia në Kodër Sharrë vetëm 7 orë pas 3 vrasjeve makabër në Tiranë. Në deklaratën e tij tha se atje kishte shkuar për të vrarë një tjetër person. Aty pranë ishte shtëpia e vjetër e babait të tij (e bardha 1 katëshe) ku nuk banon njeri ndërsa pak metra më larg, është banesa 3 katëshe e personit që donte ta vriste.

1677755600_dd.JPG

1677754961_gg.JPG

Ora 11:53
Njëra e plagosur me thikë, tjetra nga plumbi rikoshetë, ish bashkëjetuesja e Dan Hutrës dhe e ëma e saj jashtë rrezikut për jetën tek ‘Trauma’

1649234853_qsut.jpg

Ish bashkëjetuesja e Dan Hutrës, Elena Hysa dhe mamaja e saj Kujtime Hysa janë të shtruara në spitalin e Traumës pasi ende kanë nevojë për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatmirësisht gjendja e tyre janë jashtë rrezikut për jetën.

60 vjeçarja është goditur me thikë, kurse Elena Hysa është prekur nga një plumb rikoshet në pjesën e veshit.

Ora 10:56
Detaje të reja nga dëshmia e vrasësit, Dan Hutra: Kisha qëllim të vrisja vëllain e Vladimir Kurtit! 40 vjeçaren në Astir doja ta godisja me thikë në fyt

1677738805_WhatsAppImage20230301at8.47.29PM1280x720.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e vrasësit, Dan Hutra i cili ditën e djeshme kreu masakër në Tiranë duke vrarë tre gra dhe duke plagosur tre të tjera. Mësohet se është shprehur se në fillim kishte qëllim të vriste Marjana Gurakuqin, për të cilën tha se donte ta godiste me thikë në fyt. Por kjo e fundit mbeti e plagosur.

Ndërsa më tej ai zbuloi se qëllimi i tij ishte të vriste vëllain e Vladimir Kurtit . 

“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera. Më pas shkova në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë. Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg”-mësohet të ketë thënë Dan Hutra në polici.

Ora 10:27
VIDEO/ Kushëriri i familjes Hysa: Dan Hutra duhet të varet në mes të sheshit Skënderbej

 

Një prej kushërinjve të familjes Hysa ka folur para mediave duke kërkuar dënim me varje për autorin e krimit makabër, Dan Hutra që vrau motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa.

“Ku ka drejtësi në Shqipëri. Ai duhet të varet në mes të sheshit Skënderbej. Këtu nuk ka as shtet, as drejtësi. Kjo është drejtësia, njëri e kap, tjetri e nxjerr. Këtu janë bërë dallavere gjithë jete. Unë me zemër jam demokrat por e kishte fryrë ai. Ne kemi një rast të tillë si Dali Ndreu që vrau Lirinë, shtatzënë. E vrau ai i pari, e eliminoi. Unë tani e mora vesh”, tha kushëriri për mediat.

Ora 10:11
VIDEOLAJM/ Dy foshnje në një vendngjarje krimi, njëra me babanë vrasës e nënën të plagosur, tjetra mbeti jetime

 

Këto janë pamjet e 2 foshnjeve që mbetën në vendngjarjen e krimit makabër nga Dan Hutra. Njëra prej foshnjeve ishte e autorit dhe Elena Hysës që mbeti e plagosur ndërsa foshnja tjetër është e 6 muajshe, e motrës së Elena Hysës që mbeti i vdekur.

1677747677_a45b08cf7d4143fc92d07e77bbc0ba63.jpg

Ora 09:48
Detaje nga krimi makabër i Dan Hutrës, para se të qëllonte me breshëri kallashnikovi çoi në banak foshnjen 1 muajsh! Njëra prej viktimave ishte shtatzënë

 

Detaje të reja nga krimi makabër i ditës së djeshme në Tiranë. Në momentin që Dan Hutra është futur brenda në banesën e familjarëve të ish-bashkëjetueses në Paskuqan nuk ka biseduar me asnjë prej personave të familjes Hysa që ndodheshin aty.

Në shtëpi ishin edhe 2 foshnja, fëmija 1 muajsh i Elena Hysës dhe autorit Dan Hutra, si dhe fëmija 6 muajsh i motrës së Elenës. Sipas deklarimeve, para se të niste të qëllonte me breshëri ka çuar në banak fëmijën e Elenës dhe më pas ka nisur të qëllojë. Shtatzënë ishte edhe viktima tjetër Hasime Dafku. Ajo do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes në Kukës.

Ora 07:45
Dalin FOTOT e 2 grave të vrara nga Dan Hutra! Motra dhe kunata e ish-bashkëjetueses së tij që i ekzekutoi me kallashnikov

1677739507_page.jpg

Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku

Report Tv siguron fotografitë e 2 viktimave që u vranë me kallashnikov nga Dan Hutra në Paskuqan. Ai shkoi për ish bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa, të cilën e plagosi me thikë dhe vrau motrën e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç dhe të fejuara e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku. 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 02/03/2023 20:22

    Mostrs vrau dhe jo burrs por gra ,dhe duhet te jetoj ? Krimi me i madhe qe KE i ka bere njerezimit eshte heqja e denimit me vdekje se kjo i ben vradesit serual ,seose nje dite do dalin.Ato lobist a e kan provuar ti vritet nje anetar ifamiljes se tyre? Ska faj “drejtesia” por ligji qe imponoi KE per tu futur ne te.140 te rinj vrau na idti ne Norvegji dhe sot rron si sheik!Cfar shembujsh duan . Kaq e pa vlere eshte jeta e te pafajshmeve kur rron mostra qe i vrau? Sikterr me te drejtat abuzive te njeriut

    Përgjigju
    • Emigrant: 03/03/2023 07:26

      E ke mir ti doktor sifi Tani jemi ne demokraqi dhe kush eshte vrases dhe hajdut ne shqiperi jan dhipa Nga kjo ikem dhe ne sifi ti ne amerik e un europ

  • Pupu: 02/03/2023 12:36

    Kafshe parahistorike!

    Përgjigju
  • Gjergj: 02/03/2023 12:33

    Rrumpalla, lè kriminelèt tè livadhisin nga burgu nè liri. Kjo qè ndodh sot, èshtè vetèm "fruti" i asaj qè mbillet nè marrjen e vendimeve "gjyqèsore" tè njè shteti qè egziston vetèm nè letèr.

    Përgjigju
  • Rrok: 02/03/2023 12:00

    Po ca keni mer jahu ca skuptoni ju policia?Shum qarte ka thon cuni du me vra dhe nji dhe do e mbyll mer jahu tani ca do boni ju do boj 10 vjet ky do dali prap me vra ate qe ka ngel?Lejeni mo pra cunin me mbaru pun skuptoni fareeee. Bir Enveri nenes bir ku je se ti kishe ilacin per dan kafshat e shqiperise.

    Përgjigju
  • minushe: 02/03/2023 11:24

    e di sa paguajme ne nga taksat tone per nje dite burgu te nje krimineli 750Euro Cmenduri apo jo???

    Përgjigju
    • Fieri: 02/03/2023 12:40

      Te ngecte kocka e Janit ne fyt, malaka!

  • Loran: 02/03/2023 10:20

    Po pse e fusni ne polici si hero Me Koken lart

    Përgjigju
  • Albi: 02/03/2023 09:47

    Pas burgut doli nje xhiro Tiranes vrau nja tre dhe kthehet prap ne burg.Per cfare duhen mbajtur me te ngrene keta tipa ne burgje .Plumbi ose lirari do te kursente taksat e shqiptareve.

    Përgjigju
    • Tepelena: 02/03/2023 10:02

      Ky e meriton plumbin. Por problemi me denimin me vdekje eshte se mund te zbatohet edhe ndaj dikujt ku denimi eshte i gabuar dhe s’mund te ndryshoj ne apel pasi e ke ekzekutuar. Ndaj e gjithe Europa nuk e perdor.

  • Per supaxhinjt shqipfoles te Athines: 02/03/2023 08:49

    O supaxhinj qe shtireni si shqiptar dhe perhapni helm, harruat rastin e pilotit grek qe e vrau bashkeshorten angleze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave