Babai i vrasësit të gruas dhe kunatës e kap me gazetarët: Mos filmoni se jua theva në kokë! (VIDEO)

Babai i vrasësit të gruas së tij dhe kunatës, motrës 18-vjeçare të bashkëshortes, është treguar i dhunshëm dhe kërcënues ndaj gazetarëve. Në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Fierit, babai i Gazment Mustës, 34 vjeç ka kërcënuar gazetarët dhe ka dashur tu thyejë atij kamerat që mos ta filmonin, gjatë momentit që djali i tij shoqërohej për në gjykatë nën masa të forta policie. "Mos më filmoni se jua theva të gjitha në kokë", shprehet babai i autorit teksa 34-vjeçari shoqërohet me makinë policie. 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 janar, ku Musta vrau gruan e tij Gentianën, pasi kjo e fundit i kërkoi të shkonte për vizitë pas Vitit të Ri tek prindërit e saj që jetojnë në fshatin Drizar. Në shtëpinë e çiftit kishte ardhur për vizitë dhe motra e Gentianës, Merisa Caushaj, 18-vjeçare e cila gjithashtu mbeti e pajetë nga goditjet me thikë prej kunatit të saj.

Në seancën gjyqësore për krimin e rëndë, një çështje për të marrë zgjidhje është edhe kujdestaria e dy fëmijëve të çiftit, të cilët që pas vrasjes së nënës së tyre jetojnë në fshatin SOS. Gjyshërit e babait vrasës kanë kërkuar t'i marrin fëmijët në kujdestari, por të njëjtën gjë duan edhe të afërmit e nënës së ndjerë q ëu vra me thikë nga burri. Seanca është shtyrë, pasi përfaqësuesja e fshatit SOS deklaroi se fëmijët duhet të intervistohen vetëm në prani të psikologes, dhe jo të familjarëve apo të babait të pandehur. Seanca e ardhshme do të zhvillohet me dyer të mbyllura, vetëm me prnai të avokatëve dhe psikologëve, më 12 mars.

Krimi i rëndë në familje ka ndodhi më 2 janar. Pas debateve me bashkëshortin, Gentiana Musta, është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Ky debat solli reagimin e ashpër të 34-vjeçarit  deri sa shkoi në aktin e tmerrshëm vrastar  duke rrëmbyer thikën dhe goditur bashkëshorten Gentianen dhe motrën e saj qe ka ndërhyrë për ta ndihmuar.

Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zeri: 25/02/2019 23:46

    Ky qe do te thyeje kamerat ne koke, esht fajtori kryesor, se ky ja ka mesuar dhunen te birit qe ne vegjeli. Pale do dhe nip e mbese ti marri, se esht prind I "suksesshem ".Me mire ne SOS femijet sesa me keta mostra injorante, vrases grash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen