-
I biri vrau gruan e kunatën 2 vite më parë, i ati i Gazment Mustës: Të pezullohet dënimi me burgim të përjetshëm, ka shkelje! Më ndalojnë të takoj nipërit
Babai i Gazment Mustës është kundër vendimit të gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm të djalit të tij, edhe pse e pranon se i biri është fajtor për krimin e dyfishtë. Ai thotë se gjyqet në shkallën e parë dhe në Apel janë kryer me shkelje pasi nuk janë marrë në pyetje dëshmitarët.
14 Dhjetor 2021, 13:15 -
Vrau me thikë gruan dhe kunatën në Ballsh, Apeli konfirmon dënimin e përjetshëm për 36-vjeçarin
Apeli i Vlorës ka lënë në fuqi dënimin burg përjetë për Gazment Mustën, i cili ka vrarë gruan, Gentiana Caushaj dhe kunatën e tij, Merisa Çaushaj në 2019. Ngjarja ka ndodhur dy ditë pas natës së Viti të Ri pasi Gentiana Caushaj kërkoi të shkonte tek prindërit e saj, por Musta nuk e lejoi pasi ai nuk kishte marrëdhënie të mirë me ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën. Musta ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur.
7 Dhjetor 2021, 10:15 -
Babai u vrau nënën, fëmija në Ballsh: Dua të rri me dajën
Në seancën e sotme është degjuar fjala e vajzës së mitur në prani të psikologes dhe kujdestares. Pas tragjedisë së vrasjes së nënës së saj dhe tezes ajo jeton nën kujdestarin e fshatit SOS por ka kërkuar të jetojë me dajën dhe gjyshërit nga e ëma.
12 Mars 2019, 20:23 -
Babai i vrasësit të gruas dhe kunatës e kap me gazetarët: Mos filmoni se jua theva në kokë! (VIDEO)
Babai i vrasësit të gruas së tij dhe kunatës, motrës 18-vjeçare të bashkëshortes, është treguar i dhunshëm dhe kërcënues ndaj gazetarëve. Në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Fierit, babai i Gazment Mustës, 34 vjeç ka kërcënuar gazetarët dhe ka dashur tu thyejë atij kamerat që mos ta filmonin, gjatë momentit që djali i tij shoqërohej për në gjykatë nën masa të forta policie.
25 Shkurt 2019, 15:18 -
34-vjeçari vrau gruan dhe kunatën, familjarët në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve
Prindërit e autorit të vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës, Gazment Mustës i cili pak kohë më parë kreu krimin e dyfishtë i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit, ku kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve. Mësohet se të njëjtën kërkesë ka bërë edhe daja e të miturve, të cilët aktualisht ndodhen në fshatin SOS.
20 Janar 2019, 14:27 -
Vrau gruan dhe kunatën, kryebashkiaku i Mallakastrës: Vëllai pësoi vdekje klinike, fëmijët ende nuk dinë ç'ka ndodhur
Në një prononcim për mediat, kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka folur lidhur me dy fëmijët e çifitit, traumën dhe gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhet familja e dy motrave të vrara.
8 Janar 2019, 12:18 -
‘Më ofenduan’/ Masakroi gruan dhe kunatën 28 herë me thikë, autori telefonoi të atin: Do takohemi në botën tjetër
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg autorin e vrasjes së dyfishtë në Ballsh, ndërsa ka siguruar edhe dëshminë e plotë të Gazmend Mustës. Zbardhet edhe dëshmia e babait të autorit, si i biri e lajmëroi për vrasjet dhe debatet në çift. Autori sot para gjykatës ka pasur vetëm një kërkesë. Kohë më parë, Gentjana Caushi është larguar nga banesa dhe nuk donte më që të rikthehej tek bashkëshorti.
5 Janar 2019, 12:07 -
I dehur vrau gruan dhe kunatën në Ballsh, autori: Ja pse s'e lashë të shkonte te prindërit
Autori i vrasjes së dyfishtë në Ballsh ka dëshmuar para grupit hetimor. Ai është shprehur se debati me gruan nisi pas kërkesës së saj për të shkuar te prindërit, por që u refuzua nga 34-vjeçari, pasi nuk kishte marrëdhënie të mirë me vjehrrin dhe vjehrrën. Në momentin që kreu vrasjen e gruas dhe kunatës dy fëmijët e çifit 3 dhe 7-vjeç ishin në banesë, por jo në dhomën që ndodhi ngjarja.
3 Janar 2019, 09:39 -
Vrasja e dyfishtë në Ballsh, fqinji për Report Tv: Ishin familje e qetë, Gazmenti erdhi i dehur
“Para se të vinte në banesë ishte te prindërit për të festuar Vitin e Ri”. Kështu shprehet për autorin njëri nga fqinjët e familjes Musta në Ballsh pas ngjarjes pasditen e sotme. Jashtë kamerat ai thotë se familja ishte e qetë dhe se Gazmenti kishte dy ditë që ishte kthyer nga Greqia. “Vajzat i njihja, ishin njer&am
2 Janar 2019, 21:50 -
Vrasja e dyfishtë në Ballsh, autori ishte kthyer në banesë i dehur pas vizitës te prindërit
Gazetari i Report Tv Kristaq Thano bazuar te dëshmitë e familjarëve mëson se autori i vrasjes së dyfishtë në Ballsh kishte qenë te prindërit e tij në fshatin Drenovë, ndërsa ishte kthyer i dehur në banesë. Sapo ka hyrë në shtëpi, gruaja ka kërkuar që të shkojë edhe ajo te prindërit e saj, por
2 Janar 2019, 20:15 -
Vrasja e dyfishtë në Ballsh, burri ishte kthyer nga Greqia për festat
Report Tv sjell pamjet kur ambulanca transporton për në morg dy trupat e viktimave në Ballsh nga apartamenti ku u qëlluan për vdekje. Çifti Musta jetonte në lagjen ‘5 Shkurti’ në Ballsh. Burri, Gazment Musta kishte vetëm 2 ditë që ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit, ndërsa pas debatit vrau gruan dhe kunatën.
2 Janar 2019, 19:28 -
Gruaja donte të shkonte te prindërit/ Zbulohet motivi i vrasjes së dyfishtë në Ballsh
Report Tv zbulon shkaqet e vrasjes së dyfishtë në Ballsh pasditen e sotme. Sherri në çift ka nisur, pasi gruaja donte të shkonte te prindërit e saj për festat, por burri nuk e ka lejuar. Pas debatit të fortë, ku e pranishme ishte edhe kunata, burri ka marrë thikën duke i qëlluar për vdekje.
2 Janar 2019, 18:28 -
Vrasja e dyfishtë në Ballsh, policia: Autori ishte i dehur, i qëlloi me thikë (VIDEO)
Sipas policisë autori i vrasjes së dyfishtë në Ballsh ka qenë i dehur. Pas debatit në banesë, ai ka marrë thikën duke goditur fillimisht gruan më pas motrën e saj për vdekje, ndërkohë që është arrestuar menjëherë. “Gazment Musta u arrestua pasi dyshohet se në gjendje të de
2 Janar 2019, 18:21 -
Ballsh, burri i dehur s'lejon gruan të shkojë te prindërit për Vitin e Ri, e vret bashkë me motrën (VIDEO)
Krimi në familje trondit Ballshin. Burri vret gruan dhe kunatën me thikën e bukës. Viktimat janë Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe kunata Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa autori është Gazment Musta 34 vjeç, i arrestuar. Shkak i sherrit ka qenë kërkesa e 31-vjeçares për të shkuar tek prindërit e saj për festat, që është refuzuar nga burri, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte rikthyer nga Greqia.
2 Janar 2019, 18:07